Arkiv-Lajme

Manastiri mbushet me parrulla kundër shqiptarëve dhe myslimanëve

Postuar në 16 Janar, 2014 02:53

Gjatë mëngjesit të sotëm në Manastir sërish janë shkruar parrulla anti-shqiptare dhe anti-islame. "Në grafitet të cilat janë shkruar gjatë mbrëmjes së kaluar vandalistët kanë fyer popullin shqiptar dhe besimtarët myslimanë, kurse autorët e këtij grafiti si nënshkrim të vetin kanë përdorur kryqin fashist" - transmeton "Zhurnal"

Grafitet janë shkruar në rrugën kryesore të Manastirit (maqedonisht Bitola), para shkollave dhe në rrugë të tjera. Parrulla anti shqiptare janë shkruar edhe në Shtëpinë e Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir, por ky grafit është fshirë që në mëngjes.  

Kodheli në Greqi: Emigrantët mund të kthehen nëse dëshirojnë

Postuar në 16 Janar, 2014 02:48

Agjencia “NOA” ka zbardhur bisedën e zhvilluar mes ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe Presidentit grek Papulias. Sipas materialit të publikuar, duket se ministrja ka bërë një deklaratë jo pa rëndësi kur ka shprehur gatishmërinë e Shqipërisë për të pritur emigrantët nëse ata dëshirojnë të kthehen. “Ne kemi këtu një milion shqiptarë, të cilët miqësisht do t’ju lusja që të kujdeseni për ta, ashtu siç kujdeseni për qytetarët grekë.

Xheloze për të dashurin, drejtoresha e ministrisë merr peng rivalen

Postuar në 16 Janar, 2014 02:42

Një zyrtare e administratës publike është ndaluar nga policia së bashku me dy bashkëpunëtorë të saj. Bëhet fjalë për një ngjarje të pazakontë, ku drejtoresha e Ministrisë së Inovacionit dhe njëkohësisht gazetare me profesion është ndaluar pasditen e djeshme pasi mori peng një vajzë.
Shqiptarja.com bën të ditur se ngjarja ka ndodhur për shkak të xhelozisë, ndërsa efektivët e komisariatit nr.2 të Tiranë kanë shoqëruar shtetasit Eduart Karaj, Erta Bode dhe Renato Masmalaj nën akuzën e pengmarrjes.

Mitrovicë, vritet para shtëpisë kandidati serb i komunës veriore

Postuar në 16 Janar, 2014 01:24

Një këshilltar serb i Mitrovvicës Veriore ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm në rrethana ende të paqarta.
Dimitrije Janiçijeviç mësohet të jetë qëlluar me armë zjarri përpara shtëpisë së tij, ndërsa policia e Kosovës ka nisur hetimet mbi ngjarjen e rëndë.

Vrasja mësohet të ketë ndodhur në orët e para të së enjtes, ndërkohë që autoritetet spitalore në veri kanë konfirmuar për radion "Evropa e Lirë" se Janiçijeviç është sjellë në spital pa shenja jete.

Ministri Tahiri në “Opinion”: “Ndëshkime për ata që shkelin rregullat e qarkullimit. Problemi po mbitheksohet nga ata që ishin “të paprekshëm”

Postuar në 15 Janar, 2014 16:43

Ministri i Brendshem Saimir Tahiri ka bërë një ndërhyrje direkte në emisionin “Opinion” ku diskutohej për gjobat e aplikuara nga Policia Rrugore. “Të gjobitesh pa e ditur”, titullohej emisioni në të cilin janë ngritur shqetësimet e shumta për aplikim të gjobave në masë. Për ministrin Tahiri, situata e gjetur me gjoba të papaguara dhe të trashëguara dhe me një situatë pandëshkueshmërie . Madje sipas Tahirit këtë tymnajë e kanë ngritur edhe disa njerëz, të cilëve deri më dje askush nuk guxonte t’u vinte gjobë.

Apeli i Berishës: “Rama nuk ka mandat për të folur për Kosovën në Beograd. Madje kjo do ishte e dënueshme”

Postuar në 15 Janar, 2014 14:59

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë së fundmi me një qëndrim disi befasues lidhur me vizitën e pritshme të Kryeministrit Edi Rama në Beograd. Sipas Berishës, Rama nuk ka mandat për të diskutuar për Kosovën në Beograd, madje përfshirja e kësaj të fundit në axhendë është e dënueshme. Më tej akoma: Berisha ia drejton formalisht mesazhin e tij nga Facebook ministrit të Jashtëm serb Mrkiç dhe miqve të vetë në rrjetin social. “Zoti Mrkiç, Rama nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë mandat për të diskutuar në Beograd për Kosovën. Kohërat e Hoxhës kanë marrë fund!

E bija e Jusuf Gërvallës: Anëtarë të qeverisë së Kosovës, pjesë e dosjes hetimore për vrasjen e 1982-it

Postuar në 15 Janar, 2014 14:20

Donika Gërvalla, e bija e Jusuf Gërvallës, aktivistit politik kosovar të vrarë më 1982 në Gjermani bashkë me Bardhosh Gërvallën e Kadri Zekën, është bërë prezente në një intervistë në të cilën hedh akuza shumë të forta. Sipas saj pjesë e këtij operacioni, qoftë edhe indirekt janë edhe persona që sot kanë funksione zyrtare në qeverinë e Kosovës. “Atentati ishte kryer nga një grup profesionistësh nga struktura të UDB-së. Unë nuk kam njohuri për emra të tillë. Drejtësisë gjermane duhet t’i lihet t’i zbardh faktet. Emra të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës janë pjesë e dosjes hetimore.

Ndahet nga jeta prof. dr Eduart Sulstarova

Postuar në 15 Janar, 2014 13:46

Akademiku Eduart Sulstarova, ish-sekretar Shkencor i Akademisë së Shkencave ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare. Lajmi është përcjellë nga News24 dhe sqaron se Sulstarova vuante nga një sëmundje e rëndë. Prof. dr. Eduart Sulstarova konsiderohet si një nga themeluesit e sizmologjisë shqiptare.

s.z

Britania ripërsërit: Do dalim nga BE-ja. Ministri Osborne: “Europa zë 25% të ekonomisë botërore dhe 50% të ndihmave sociale. Nuk vazhdohet më kështu”

Postuar në 15 Janar, 2014 13:15

Britania e Madhe ka përforcuar edhe njëherë qëndrimi e saj për një largim nga Bashkimi Evropian. Përveç faktit se kryeministri Cameron ka premtuar një referendum për këtë çështje në vitin 2017, së fundmi në këtë linjë ka dalë edhe ministri i Financave, gorge Osborne. “Evropa ka 7 për qind të popullsisë botërore, 25 për qind të ekonomisë së saj dhe 50 për qind të shpenzimeve në shkallë globale për ndihmat sociale. Ne nuk mund të vazhdojmë në këtë mënyrë.

Një shembull solidariteti qytetar: Krujë, një kishë katolike ndërtohet me kontributin e familjeve myslimane

Postuar në 15 Janar, 2014 13:00

Mund të konsiderohet padyshim një rast ku toleranca fetare e shqiptarëve është diçka më shumë sesa deklaratë e zakonshme politike. Një kishë për komunitetin katolik në fshatin Derven të Krujës është ndërtuar me ndihmë edhe të 15 familjeve myslimane, të cilat kanë kontribuuar financiarisht, ose me punë vullnetare. “Pa dallim feje, Myslimanë dhe të Krishterë, janë bashkuar vullnetarisht me ne për të ndërtuar Kishën për të cilën u jemi shumë mirënjohës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme