Apeli i Berishës: “Rama nuk ka mandat për të folur për Kosovën në Beograd. Madje kjo do ishte e dënueshme”

Postuar në 15 Janar, 2014 14:59

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë së fundmi me një qëndrim disi befasues lidhur me vizitën e pritshme të Kryeministrit Edi Rama në Beograd. Sipas Berishës, Rama nuk ka mandat për të diskutuar për Kosovën në Beograd, madje përfshirja e kësaj të fundit në axhendë është e dënueshme. Më tej akoma: Berisha ia drejton formalisht mesazhin e tij nga Facebook ministrit të Jashtëm serb Mrkiç dhe miqve të vetë në rrjetin social. “Zoti Mrkiç, Rama nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë mandat për të diskutuar në Beograd për Kosovën. Kohërat e Hoxhës kanë marrë fund! Të dashur miq, sot Beogradi njoftoi nëpërmjet ministrit të Jashtëm Mrkiç se Edi Rama do realizojë në shkurt vizitën e tij në Beograd, të shtyrë për arsye enigmatike nga muaji nëntor. Pas marrëveshjeve Prishtinë – Beograd, të firmosura në Bruksel, janë krijuar mundësi reale për një bashkëpunim të gjerë rajonal. Në këtë kontekst, Tirana dhe Beogradi duhet të bëjnë përpjekje për zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të gjerë bilateral në interesin më të mirë të dy vendeve. Por përfshirja e Kosovës në axhendën e takimit bilateral Tiranë - Beograd, siç njoftoi zoti Mrkiç, është absolutisht e dënueshme. Kosova e pavarur ka përfaqësuesit e vet me legjitimitet kombëtar dhe ndërkombëtar dhe nuk mund të përfaqësohet nga asnjë përfaqësues i Shqipërisë, apo ndonjë vendi tjetër për interesat e saj në Beograd. Zoti Mrkiç dhe Edi Rama duhet ta dinë mirë se kohërat kur Beogradi diskutonte me përfaqësuesit e Shqipërisë për Kosovën kanë marrë fund.sb”, shkruan Berisha. Së pari statusi duket se ka si qëllim kryesor tërheqjen e vëmendjes dhe e realizon këtë përmes apelit dhe përdorimit të “deklaratave të forta”. Pa harruar se kjo lloj qasje priret të kompleksojë kryeministrin shqiptar për çdo gjë që mund të thuhet në Beograd dhe të krijojë perspektivën e një akuze post-vizitës. Së dyti, ish-kryeministri tjetërson konvencionet, teksa ta zëmë thotë se “Kosova e pavarur ka përfaqësuesit e vet me legjitimitet kombëtar dhe ndërkombëtar”, si për të ulur kështu profilin e Tiranës zyrtare në adresimin e interesave shqiptare. Por edhe Shqipëria ka përfaqësuesit e vet me legjitimitet Kombëtar, përveçse shtetëror. Përndryshe në emër të kujt interesave z. Berisha fliste me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë? Madje Shqipëria e ka detyrim kushtetues mbrojtjen e interesave kombëtare dhe për pasojë diskutimi për çështjen e Kosovës nuk ka sesi të shmanget, ndonëse nuk ka pse të transformohet në element bllokues. Nga ana tjetër, në kohën e qeverisjes së z. Berisha, Kosova ishte prioritet i diplomacisë së Shqipërisë, pavarësisht se kjo shoqërohej me deklarata se “Kosova nuk kushtëzon marrëdhëniet Shqipëri-Serbi”. Detyrimi i Shqipërisë për të patur parasysh edhe Kosovën është edhe formal, përderisa para pak ditësh mes të dy shteteve u nënshkrua një marrëveshje e partneritetit strategjik, i cili e angazhon Tiranën zyrtare me disa detyrime. Po për shqiptarët e Maqedonisë kush e ka tagrin të flasë atëherë?

s.z

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>E denueshme eshte falja e detit Jon Greqise nga ti o &nbsp;filo-grek. E denueshme eshte prania e Fazllicit ne &nbsp;mbledhjet e qeverise shqiptare o kelysh serbi . E denueshme eshte mbushja e tankeve te Milloshevicit me nafte &nbsp;o shpellar.</p>

Submitted by anonim (not verified) on

<p>edhe pack edhe dezh avye do dali. hajt mbarë, se me këtë rast ndoshta e merr një vërejtje. captcha 4898289 më tutje varja.</p>

Submitted by Mah (not verified) on

<p>Rama e kushdo tjeter kryeminister apo minister i jashtem i R.Sh.&nbsp;mund te diskutoje per shqiptaret e Lugines dhe kudo ku ka shqiptare ne Serbi kur flet me Serbin dhe kur shkon ne Maqedoni diskuton per te drejtat e shqiptarve qe banojne atje.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.