Xheloze për të dashurin, drejtoresha e ministrisë merr peng rivalen

Një zyrtare e administratës publike është ndaluar nga policia së bashku me dy bashkëpunëtorë të saj. Bëhet fjalë për një ngjarje të pazakontë, ku drejtoresha e Ministrisë së Inovacionit dhe njëkohësisht gazetare me profesion është ndaluar pasditen e djeshme pasi mori peng një vajzë.
Shqiptarja.com bën të ditur se ngjarja ka ndodhur për shkak të xhelozisë, ndërsa efektivët e komisariatit nr.2 të Tiranë kanë shoqëruar shtetasit Eduart Karaj, Erta Bode dhe Renato Masmalaj nën akuzën e pengmarrjes.
Sipas policisë, shtetësja Albana Lazri është mbajtur peng për disa orë nga tre të ndaluarit, ndërsa Shqiptarja.com citon burime brenda policisë sipas të cilave Bode dhe i ndaluari tjetër, Masmalaj kanë një lidhje dashurore mes tyre.
Siç duket, xhelozia e Bodes ndaj Lazrit e ka shtyrë edhe vetë Renaton që të merrte pjesë në këtë pengmarrje.
Pasi e kanë liruar, Albana Lazri ka bërë denoncimin përkatës në komisariatin nr.2, efektivët e të cilit janë vënë në lëvizje për të arrestuar të kallëzuarit.
Në profilin e s aj në Facebook, Bode shkruan se është drejtoreshë e shoqatës “E ardhmja jonë” dhe drejtoreshë te Ministria e Teknologjisë dhe Inovacionit.
a.r
Comments
tamam e ardhmja jone..sa
<p>tamam e ardhmja jone..sa telenovela qe shofim ne shqipet..:)</p>
Hajde Rilindje, hajde....me
<p>Hajde Rilindje, hajde....me aguridhe.....</p>
Kjo eshte rilindje me
<p>Kjo eshte rilindje me facebook e me twitter. Nese vazhdon keshtu kjo Bode te ardhmen ka per ta pasur tek shtate penxheret.</p>
Add new comment