Ministri Tahiri në “Opinion”: “Ndëshkime për ata që shkelin rregullat e qarkullimit. Problemi po mbitheksohet nga ata që ishin “të paprekshëm”

Ministri i Brendshem Saimir Tahiri ka bërë një ndërhyrje direkte në emisionin “Opinion” ku diskutohej për gjobat e aplikuara nga Policia Rrugore. “Të gjobitesh pa e ditur”, titullohej emisioni në të cilin janë ngritur shqetësimet e shumta për aplikim të gjobave në masë. Për ministrin Tahiri, situata e gjetur me gjoba të papaguara dhe të trashëguara dhe me një situatë pandëshkueshmërie . Madje sipas Tahirit këtë tymnajë e kanë ngritur edhe disa njerëz, të cilëve deri më dje askush nuk guxonte t’u vinte gjobë. Për më tepër, ministri ka theksuar se policia nuk ka asnjë instrument për të kthyer ligjshmërinë përveçse sanksionin, i cili në rastet e shkeljeve rrugore, mungesën e lejes së drejtimit, mund të shkojë deri në arrestime. Kjo edhe për arsye të numrit të lartë të aksidenteve. Lidhur me çështjen e gabimeve në sistem, ministri ka deklaruar se po punohet për reformuar sistemin, por në kohën që po punohet për këtë gjë, policia duhet të punojë edhe për të garantuar jetën e qytetarëve. Për sa i përket ankesave që ka sot për gjobat, ministri deklaroi se “në masën 70% të tyre, ato janë vënë para muajit shtator”.
s.z
Comments
Per keto gjoba qe i vendosin
<p>Per keto gjoba qe i vendosin me hamendje Tahiri me shoke , e meriton qe Tahua , kur te bjere nga fiku te shkoje nja 2 vjet ne burg</p><p>Nuk ka vend ne bote te vendosen gjobat ne menyre te tille sic i vendose Tahiri--</p><p>Kjo lloj gjobe qe vendoset me hamendje te quhet gjoba :..SaimoTahir</p>
Iu ka dash te nderhyj ketij
Iu ka dash te nderhyj ketij se ato pallat qe kishte derguar ne studio ishin si personazhet e policit te Behar Meres. Njeri pall tjetra palluqe.
Add new comment