Reforma administrative, e mundshme edhe ndërhyrja në Kushtetutë

Postuar në 15 Janar, 2014 11:35

Kushtetuta mund të preket edhe njëherë. Kësaj radhe për nevoja të ndarjes së re administrative dhe territoriale. “Albanianscreen” ka marrë një prononcim të ministrit për Pushtetin Vendor, Bledar Çuçi i cili ka bërë të ditur se për realizimin e reformës do të ngrihet një komision parlamentar i posaçëm, ku opozita do të ketë të drejtën e vetos. “Duhet të krijohet paketë e tërë ligjore dhe kjo do bëhet duke krijuar raporte të reja territor-administratë-popullsi, kompetenca, organe të zgjedhura. Nëse ne do i shkojmë shumë thellë reformës mund të ketë ndryshime kushtetuese. Mendoj që Shqipëria nuk duhet të ngelet peng  i orekseve të momentit të politikës apo stinës së politikës së momentit"-u shpreh Çuçi. Reforma ka rëndësi të madhe pasi qeveria me draftin e saj parashikon një ndarje të re pune apo më mirë, decentralizim fiskal, procedura të reja tatimore si dhe një rishikim të rolit të prefekturave dhe qeverisjes vendore.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.