Mitrovicë, vritet para shtëpisë kandidati serb i komunës veriore

Postuar në 16 Janar, 2014 01:24

Një këshilltar serb i Mitrovvicës Veriore ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm në rrethana ende të paqarta.
Dimitrije Janiçijeviç mësohet të jetë qëlluar me armë zjarri përpara shtëpisë së tij, ndërsa policia e Kosovës ka nisur hetimet mbi ngjarjen e rëndë.

Vrasja mësohet të ketë ndodhur në orët e para të së enjtes, ndërkohë që autoritetet spitalore në veri kanë konfirmuar për radion "Evropa e Lirë" se Janiçijeviç është sjellë në spital pa shenja jete.

Viktima ka qenë edhe kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore në zgjedhjet e fundit lokale nga Lista e Partisë së Pavarur Liberale.

Ai ishte 35 vjeç dhe baba i tre fëmijëve.

Policia pritet të dalë sot me më shumë detaje rreth këtij rasti.

a.r

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Dam i madh per opinionin e Kosoves, perveç qe edhe per familjen e tij.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.