Arkiv-Lajme

Donika Gërvalla, vajza e Jusufit, akuzon: dhe provokon reagime të shumta në Prishtinë

Postuar në 16 Janar, 2014 17:06

Vajza epoetit të njohur Jusuf Gërvalla, Donika Gërvalla, ka dhënë një intervistë televizive (në programin ‘Rubikon’ të Adriatik Kelmendit, në KTV), në të cilën ka akuzuar qeveritarë të sotëm të Kosovës (pa dhënë emra) si të përfshirë në ekzekutimin e babait të saj, në Gjermani, në vitin 1982, ku komandën, sipas saj, e ka pasur UDB-ja. Në këtë intervistë, ajo e quan Ramush Haradinaj një kriminel ordiner të pasluftës (këtë ide e ka mbrojtur qysh në vitin 2005). Albin Kurtin e quan komunisto-enverist. Thotë se PDK-ja është e keqja e madhe e Kosovës dhe se LDK-ja duhet të vijë në pushtet.

Fatura aforfe për energjinë elektrike. Në Tiranë përcaktohet kuota prej 7600 lekësh. Gjiknuri: “Shkak, ndërhyrja në matësa. Humbasim 140 milionë euro në vit”

Postuar në 16 Janar, 2014 14:44

Qeveria ka menduar të ndërhyjë për të vjelë detyrimet që qytetarët duhet të japin për furnizimin me energji elektrike. Në një intervistë për “Vizion Plus” ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri ka bërë të ditur se për të zgjidhur këtë problem, është vendosur rikthimi i faturave aforfe. Kështu për një familje në Tiranë do të paguajë 76 00 lekë në muaj për 600kë, ndërsa një familje në fshat do të paguajë 4300 lekë. Shifra ndryshon për rrethet e tjera.

Miku i Jusuf Gërvallës: “Dyshoj se vrasjet e UDB-së do të zbardhen. Pohimet e Donika Gërvallës, nuk mund t’i konfirmoj”

Postuar në 16 Janar, 2014 13:07

Deklarimet e Donika Gërvallës, bijës së aktivistit Jusuf Gërvalla nuk janë konfirmuar nga miku i këtij të fundit, Ibrahim Kelmendi. I intervistuar nga gazeta “Express” Kelmendi ka deklaruar se ai është pyetur për vrasjen nga hetuesia gjermane, por asnjë prej emrave që janë në qeverinë aktuale të Kosovës nuk figuron në dosjen hetimore. “Para disa kohëve ajo me ka takuar (Bundeskriminalamt, shkurtesa BKA/Enti Federativ i Kriminalistikës), më kanë pyetur edhe për disa emra të rinj, për të cilët po hetonte si të dyshuar, por ata nuk janë pjesë e qeverisë”, është shprehur Kelmendi.

Ndoshta do duhet sërish vizë, por për në Tiranë, jo për në Europë

Postuar në 16 Janar, 2014 12:23

Blendi Fevziu: Po si jeni mikpritës kur nuk i doni jabanxhinjtë?!

Laura Vorpsi: Po mirë, ne kemi problemin te kjo pjesa që jabanxhiu duhet të vijë më vizë në Tiranë. Por me na ardhur në shtëpi, ne e presim dhe e mirëpresim si me qenë çuni dajës. Pra, nuk jam të pjesa që të paragjykojmë jabanxhinjtë, jabanxhiu të vijë, por të vijë më vizë.

Ferdinand Xhaferri: Tani ta presësh dhe të vijë me vizë sikur nuk shkon.

Dule: “Grekët janë 10% e popullsisë në Shqipëri”. Një deklarim që duhet ballafaquar me numrin e votave të partisë së tij

Postuar në 16 Janar, 2014 11:44

“Omonia” deklaron se në Shqipëri 10% e popullsisë janë me kombësi greke. “Vizion Plus” ka përcjellë sot një aktivitet të zhvilluar në Derviçan të Gjirokastrës, nënkryetari i Parlamentit që është edhe kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka deklaruar se regjistrimi i bërë nga organizata “Omonia” është realist dhe larg shifrave e pavërteta të Censusit 2011.

Megaskandali për mbetjet në Itali. Mbetje toksike dhe bërthamore të groposura për vite në zonën e Napolit. Një i penduar i Cosa Nostra-s përfshin edhe emrin e Napolitanos

Postuar në 16 Janar, 2014 10:50

Gazeta “Shekulli” ka sjellë një material të marrë nga “Spiegel” ku trajtohet skandali i mbetjeve toksike në Napoli të Italisë. Gjithçka bazohet në dëshminë e një të penduari të Cosa Nostra-s, Carmine Schiavone, sipas dëshmisë së të cilit zona në fjalë është kthyer në një landfill mbetjes toksike dhe bërthamore. Materialet vinin nga Gjermania dhe depozitoheshin në mënyrë sekrete në zonën e Caserta-s në Napoli, përmes administrimit të mafies. Gjithçka si në serialin e njohur të viteve ’80, “Oktapodi”, ku sigurisht hyjnë në lojë edhe emra politikanësh.

Deri në Butrint do të prishen 280 objekte

Postuar në 16 Janar, 2014 10:35

Prishja e ndërtimeve që nuk disponojnë dokumentacion të rregullt ka vijuar përtej Vlorës dhe këto dy ditë është ndalur në Dhërmi. Madje Top-Channel njofton se edhe diskua e njohur “Havana” është shembur. Në listën e objekteve që do të prishen janë edhe ato të cilat janë ndërtuar në një distancë më të vogël se 100 m nga vija e detit. “Një ditë më parë aksioni i INUK-ut  ishte në zonën e Drimadhes ku janë prishur 6 objekte. Aksioni do përfshijë pjesën më të madhe të fshatrave të Himarës.

Të diplomuarit në Shqipëri, protestë për njohjen e diplomave para Ministrisë së Arsimit në Kosovë. Ministri Buja: “Do marrim vendim në shkurt”

Postuar në 16 Janar, 2014 10:12

Gazeta “Koha Ditore” shkruan se sot disa studentë kosovarë të diplomuar të diplomuar në Shqipëri kanë protestuar sot para Ministrisë së Arsimit për shkak se ky institucion nuk u njeh diplomat e marra në Shqipëri. Një përfaqësi e protestuesve ka marrë një takim me ministrin Ramë Buja dhe duket se kanë arritur një marrëveshje sipas të cilës në fund të muajit shkurt do të fillojë shqyrtimi për njohjen e diplomave. “Në rast se ne marrim vendim që t’i njohim këto diploma, ato do të shikohen një nga një në mënyrë që të vërtetohet validiteti i tyre”, ka deklaruar Buja.

Tani ‘ha’ gjobë edhe me targat “CD”

Postuar në 16 Janar, 2014 09:18

Qarkullimi rrugor mund të thuhet se është një ndër gjërat që vërtetë është marrë seriozisht nga kjo qeveri. Dhe këtë e vërteton më së miri numri i gjobave, por edhe subjektet e gjobitura. Kështu agjencia e lajmeve “Balkanweb” ka zbardhur një listë të selive diplomatike të akredituara në Tiranë, automjetet e të cilave kanë marrë gjoba. Në fakt, targa “CD” ka qenë deri më tani një masë imunitare ndaj çdo paudhësie në parkim dhe lëvizje në rrugë, por mesa duket kjo periudhë e paska patur një fund.

Deputeti Ahmeti: ateistët janë demonë; Ministri Gashi: Ahmetit t’i hiqet mandati i deputetit

Postuar në 16 Janar, 2014 09:13

Një deputet i pavarur i parlamentit të Kosovës, Amir Ahmeti (shih foton), është ngritur para disa ditësh kundër disa analistëve, që “me veprimet e tyre tregojnë qartë se ata janë vet demoni”. Pse? Sepse janë ateistë, që “shpifin e gënjejnë pa ndërprerë” dhe “akuzojnë islamin dhe myslimanët për fundamentalizëm e radikalizëm e madje edhe për terrorizëm pa kurrfarë argument”. Dhe më tej: “Kosova është në rrezik të madh nga disa njerëz pa dinjitet, të zhveshur nga çdo vlerë humane, të cilët nuk i takojnë asnjë besimi po madje as nuk janë jobesimtarë (sic) që t’i quajmë ateistë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme