Deputeti Ahmeti: ateistët janë demonë; Ministri Gashi: Ahmetit t’i hiqet mandati i deputetit

Një deputet i pavarur i parlamentit të Kosovës, Amir Ahmeti (shih foton), është ngritur para disa ditësh kundër disa analistëve, që “me veprimet e tyre tregojnë qartë se ata janë vet demoni”. Pse? Sepse janë ateistë, që “shpifin e gënjejnë pa ndërprerë” dhe “akuzojnë islamin dhe myslimanët për fundamentalizëm e radikalizëm e madje edhe për terrorizëm pa kurrfarë argument”. Dhe më tej: “Kosova është në rrezik të madh nga disa njerëz pa dinjitet, të zhveshur nga çdo vlerë humane, të cilët nuk i takojnë asnjë besimi po madje as nuk janë jobesimtarë (sic) që t’i quajmë ateistë. Ata janë niveli më i ulët i qenies njerëzore".
Dardan Gashi, ministër i Mjedisit në Kosovë, ka reaguar sot ndaj këtij qëndrimi të Ahmetit. E ka bërë nëpërmjet një shkrimi dërguar Gazetës Express, në të cilin e quan Ahmetin “përfaqësues të fashizmit fetar”. Gashi apelon që Ahmetit “t’i revokohet mandati për shkelje të betimit dhënë në emër të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.
Tekstin e plotë të Dardan Gashit mund ta gjeni në linkun http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,131750
Re.Pu.
Comments
Ky neandertali sapo paska

Ky neandertali sapo paska mberritur ne mesjete. Le ta shpjegoje ndokush se epoka e inkuzicinit te shenjte ka kohe qe ka kaluar ne kete kontinent.Nese do le te shkoje diku andej nga Arabia se atje do te gjeje liri per te ushtruar pervesitetin e vet

s'ka pasur ndonjehere

s'ka pasur ndonjehere inkuizicion te shenjte ne ballkan dhe shqiperi, qe thua ti, sidomos keto shekujt e fundit (para enver hoxhes e kam fjalen) :))) As ne Arabi nuk ka inkuizicion, edhe pse ka injorance sa te duash... nuk njihet inkuizicioni as ne kulturat budiste, shintoiste, hinduse, afrikano-manikeiste e te tjera, as ne hebraizem, e as ne ortodoksi.... inkuizicioni nuk njihet matane vijes se teodosit, me vjen keq, duhet te edukohesh paksa

Ja dhe një xhihad tjetër këtë

Ja dhe një xhihad tjetër këtë pëson kur nuk ke shtet

Cfare surrati....nuk do

Cfare surrati....nuk do shpetojne asnjehere ne nga keto kufoma...injorante dhe te prapambetur...turp na qenka edhe deputet ku surrat

Tue lexue kesi shkrimesh si

Tue lexue kesi shkrimesh si mendoni ju, a asht koha e pershtatshme sot ti bashkohet Kosova Shqiperise?

Add new comment