Deputeti Ahmeti: ateistët janë demonë; Ministri Gashi: Ahmetit t’i hiqet mandati i deputetit

Postuar në 16 Janar, 2014 09:13

Një deputet i pavarur i parlamentit të Kosovës, Amir Ahmeti (shih foton), është ngritur para disa ditësh kundër disa analistëve, që “me veprimet e tyre tregojnë qartë se ata janë vet demoni”. Pse? Sepse janë ateistë, që “shpifin e gënjejnë pa ndërprerë” dhe “akuzojnë islamin dhe myslimanët për fundamentalizëm e radikalizëm e madje edhe për terrorizëm pa kurrfarë argument”. Dhe më tej: “Kosova është në rrezik të madh nga disa njerëz pa dinjitet, të zhveshur nga çdo vlerë humane, të cilët nuk i takojnë asnjë besimi po madje as nuk janë jobesimtarë (sic) që t’i quajmë ateistë. Ata janë niveli më i ulët i qenies njerëzore".

Dardan Gashi, ministër i Mjedisit në Kosovë, ka reaguar sot ndaj këtij qëndrimi të Ahmetit. E ka bërë nëpërmjet një shkrimi dërguar Gazetës Express, në të cilin e quan Ahmetin “përfaqësues të fashizmit fetar”. Gashi apelon që Ahmetit “t’i revokohet mandati për shkelje të betimit dhënë në emër të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Tekstin e plotë të Dardan Gashit mund ta gjeni në linkun http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,131750

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by drini (not verified) on

<p>Ky neandertali sapo paska mberritur ne mesjete. Le ta shpjegoje ndokush se epoka e inkuzicinit te shenjte ka kohe qe ka kaluar ne kete kontinent.Nese do le te shkoje diku andej nga Arabia se atje do te gjeje liri per te ushtruar pervesitetin e vet</p>

Submitted by Polli (not verified) on

<p>s&#39;ka pasur ndonjehere inkuizicion te shenjte ne ballkan dhe shqiperi, qe thua ti, sidomos keto shekujt e fundit (para enver hoxhes e kam fjalen) :))) As ne Arabi nuk ka &nbsp;inkuizicion, edhe pse ka injorance sa te duash... nuk njihet inkuizicioni as ne kulturat budiste, shintoiste, hinduse, afrikano-manikeiste e te tjera, as ne hebraizem, e as ne ortodoksi.... inkuizicioni nuk njihet matane vijes se teodosit, me vjen keq, duhet te edukohesh paksa&nbsp;</p>

Submitted by timi (not verified) on

<p>Cfare surrati....nuk do shpetojne asnjehere ne nga keto kufoma...injorante dhe te prapambetur...turp na qenka edhe deputet ku surrat</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Tue lexue kesi shkrimesh si mendoni ju, a asht koha e pershtatshme sot ti bashkohet Kosova Shqiperise?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.