Megaskandali për mbetjet në Itali. Mbetje toksike dhe bërthamore të groposura për vite në zonën e Napolit. Një i penduar i Cosa Nostra-s përfshin edhe emrin e Napolitanos

Gazeta “Shekulli” ka sjellë një material të marrë nga “Spiegel” ku trajtohet skandali i mbetjeve toksike në Napoli të Italisë. Gjithçka bazohet në dëshminë e një të penduari të Cosa Nostra-s, Carmine Schiavone, sipas dëshmisë së të cilit zona në fjalë është kthyer në një landfill mbetjes toksike dhe bërthamore. Materialet vinin nga Gjermania dhe depozitoheshin në mënyrë sekrete në zonën e Caserta-s në Napoli, përmes administrimit të mafies. Gjithçka si në serialin e njohur të viteve ’80, “Oktapodi”, ku sigurisht hyjnë në lojë edhe emra politikanësh. Dhe një prej tyre, pra që ka patuar dijeni për deklaratat e mafiozit në fjalë është edhe presidenti aktual i Italisë, Napolitano, i cili asokohe ka qenë ministër i Brendshëm. Që diçka ka ndodhur në këtë zonë kjo vërtetohet edhe nga provat shkencore. Kështu “Spiegel” i referohet një artikulli të vitit 2004 të gazetës britanike “The Lancet Oncology” që e përshkruan zonën rreth Acerra-s si një “trekëndësh të vdekjes”. Është një zonë e mbushur me mbetje, por e vërteta më domethënëse është se rreziku kryesor vjen nga nëntoka ku janë groposur helmet. Ndaj edhe tani quhet toka e helmit. Si për ta ilustruar këtë, vlen edhe shifra e dhënë nga onkologu Antonio Marfella sipas të cilit në këtë zonë për dy dekadat e shkuara rastet e tumorit te meshkujt janë rritur me 47%.
Më shumë në: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=38541&kat=91
http://www.spiegel.de/fotostrecke/photo-gallery-the-trash-of-southern-it...
s.z
Add new comment