Fatura aforfe për energjinë elektrike. Në Tiranë përcaktohet kuota prej 7600 lekësh. Gjiknuri: “Shkak, ndërhyrja në matësa. Humbasim 140 milionë euro në vit”

Postuar në 16 Janar, 2014 14:44

Qeveria ka menduar të ndërhyjë për të vjelë detyrimet që qytetarët duhet të japin për furnizimin me energji elektrike. Në një intervistë për “Vizion Plus” ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri ka bërë të ditur se për të zgjidhur këtë problem, është vendosur rikthimi i faturave aforfe. Kështu për një familje në Tiranë do të paguajë 76 00 lekë në muaj për 600kë, ndërsa një familje në fshat do të paguajë 4300 lekë. Shifra ndryshon për rrethet e tjera. Faturat amorfe nuk janë aplikuar që nga viti 2010, por kjo po bëhet për arsye se ka me mijëra qytetarë që ndërhyjnë në matësa me gjithfarë mënyrash për të mos paguar. Sipas Gjiknurit bëhet fjalë për një humbje prej 140 milionë eurosh në vit, çka është në çdo pikëpamje e shumë e madhe.

s.z

Comments

Submitted by Shqipo (not verified) on

<p>Çfare behet keshtu?Une vetem per ndriçim,dushin dhe 2 here ne jave qe perdor furren ime me kete muaj do paguaj 47 mije leke ndersa gatuaj me gas e ngrohem me dru.Ndersa keta mund te ngrohen e gatuajne me energji elektrike dhe do paguajne kaq pak?Dua ta heq sahatin.</p>

Submitted by RP (not verified) on

<p>une s&#39;jam fare ne shtepi o Damian Damiani!Vij nje here ne vit sa per mall.Dhe gjithmone kur vij ne Shqiperi paguaj me shume kamatat sesa energjine.Si do behet me keta si une?Do paguajme aforfe per çfare arsye?E ke mendjen ti vella apo jo?Keni kapur te vetmin burim monopol dhe na rripni qeverisht sa here u teket.Te rritesh energjine monopol eshte njesoj sikur shitesi i bukes te me thote se do paguaj dy buke edhe pse ble nje,me argumentin se atij i vidhen buket dhe s&#39;i kontrollon dot hajdutet.Xhanem,ketij ia bej naften,se shkoj ble buke tek tjetri,por me energjine s&#39;kam si bej,e kam monopol jashte çdo logjike.Nuk ka tjeter operator qe te me ofroje energji me te lire dhe te paguaj aq sa harxhoj dhe as nje qindarke me teper.Te ve panele diellore e kam xhepin,por nuk me le policia ndertimore.Kam frike se nuk e kini idene tuaj,ua kane sugjeruar keshilltaret e huaj,sepse ata habiten sesa me lehtesi rripen shqiptaret dhe askush ngrihet ne protesta.Por me duket se po fryne ere edhe per keto gjera.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Atehere perse nuk vendos mates. Nqs nuk je ne shtepi shumicen e kohes, do te paguash aq sa konsumon. Pergjigjia eshte e thjeshte!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.