Arkiv-Lajme
Goditet Albanian Hacker Group për dhjetëra sulme kibernetike në Shqipëri, Greqi e Serbi
Ka rënë në pranga anëtari i Albanian Hacker Group, që akuzohet për dhjetëra sulme kibernetike, Florjan Hoxhaj, 18 vjeç, për të cilin gjykata e kishte vendosur masën e “arrestit me burg” në mungesë. Tre pjestarët e tjerë të hackerave janë arrestuar më 4 tetor të vitit të shkuar nga policia, ndërsa arrestimi i Hoxhajt është bërë mbrëmjen e djeshme.
“Bombë” në Shtëpinë e Bardhë, çifti Obama në krizë, drejt divorcit!
Përtej paraqitjeve “të lumtura” publike, çifti presidencial më i fuqishëm i botës thuhet se po has probleme të forta bashkëjetese. Martesa e tyre 21-vjeçare është tretur nga grindjet e vazhdueshme që janë ndezur që në memorialin e Mandelës, ku xhelozia e Mishel nuk mundi të fshihej, dhe akoma më keq nga zbulimi se truprojat e shërbimeve sekrete amerikane kishin “mbuluar” mosbesnikërinë e Obamës ndaj saj, shkruajnë artikujt e tabloidëve amerikanë.
Dom Lush Gjergji për bustin e Nënë Terezës: Dhashtë Zoti që t’mos dora e njeriut!
Siç kemi njoftuar, lajmi kryesor i mediave të sotme kosovare ka qenë rrëzimi i bustit të Nënë Terezës, në Mitrovicë. Ngjarja ka ndodhur sot, pas mesit të natës. Busti është ringritur, por debati vijon. Ka pasur përpjekje për të qetësuar shpirtrat e trazuar, s’ka gjë se deri më tani hetuesit nuk kanë nënvizuar ndonjë pistë. Ndokush ka qenë i prirur të besojë më shumë versionin, sipas të cilit në këtë mes nuk bëhet fjalë për ndonjë veprim të qëllimshëm.
Meta: Pse jam tolerant me Berishën? Më mirë të më akuzojnë si tolerant se si arrogant
Në një intervistë dhënë Ben Andonit për të përjavshmen ‘Java’, Ilir Meta shpjegon arsyet pse i ka dhënë Berishës kohë të pakufizuar për të folur në parlament. Dhe bë një arsyetim të natyrës demokratike, pa u ndalur tek rregullat, mbi të cilat ngrihet jeta parlamentare. Dhe thotë: “Çfarë ndodh në Kuvend? Ish-kryeministri i vendit dhe ish-kryetari i opozitës, por ende kryetari real dhe shpirtëror i opozitës, flet pothuaj sa herë kërkon fjalën. Çfarë të keqe ka këtu? Vetëm nëse pranojmë si të drejtë traditën e keqe të së shkuarës kur opozitës i mbyllej goja deri dhe me përdhunë.
Ettore Sequi: Rendez-vous-ja e qershorit do të sjellë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë
“Fyle ka thënë se ka një rendez-vous për Shqipërinë në qershor. Nëse angazhimet do mbeten në të njëjtin nivel s’kam asnjë dyshim se rendez-vous do jetë e lumtur për Shqipërinë", është shprehur Ettore Sequin ë një intervistë për televizionin ‘A1 Report’. Intervista i ëhstë dhënë Artur Nurës në programin ‘Tete-a-tete’, dhe ju mund ta lexoni të plotë më poshtë:
Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë, por policia nuk flet për një veprim të qëllimshëm
Një bust i Nënë Terezës, i vendosur në Mitrovicë para disa vitesh, është rrëzuar gjatë natës së kaluar. Policia nuk është ngutur me deklarata. Madje, përfaqësues të saj kanë demonstruar një ngut për të dhënë versione pa fajtorë. "Janë dy pista dyshimesh: përveç faktorit njeri, ëhstë edhe dyshimi se bazamenti mbi të cilin ëhstë ngritur busti nuk ka qenë i sigurt; bulonat që e mbanin bustin nuk kanë qenë të shtrënguara mirë", ka thënë për gazetën Express Avni Zahiti, zëdhënësi i policisë. Me të njëjtat tone ka folur dhe kryetar i komunës.
Devijimi i rrjedhës së lumit Radika, protestuesit kërkojnë referendum lokal
Protestë në Tiranë për devijimin e lumit Radika në zonën e Dibrës. Shoqëria civile dhe qytetarët e Dibrës e Tiranës zhvilluan një protestë përpara Piramidës në kryeqytet, kundër devijimit të lumit Radika, për ndërtimin e hidrocentralit në Fushën e Likovës.
Protestuesit thanë se kundërshtojnë devijimin e lumit, ndërsa kanë hedhur idenë që të zhvillohet një referendum lokal për këtë çështje.
Përdor "Facebook", shkarkohet nga puna specialisti i Ujësjellësit në Durrës
Një punonjës i ujësjellës-kanalizimeve në Durrës ka humbur vendin e punës për shkak të përdorimit të “Facebook”-ut gjatë orarit zyrtar. Sipas vendimit të siguruar nga “Gazeta Shqiptare” specialisti pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Konsumatorin, Boris Sopi “ka shkelur ligjin ‘Për rregullat e etikës në administratën publike’ me përdorimin e rrjetit social”.
Gafa e policisë, arrestimi i babait të Saimir Tahirit renditet si sukses
Gjatë analizës vjetore të Policisë së Qarkut Tiranë, e cila u mbajt paraditen e djeshme në kryeqytet, kryepolici i Tiranës Ardian Cipa e renditi operacionin "Risperdal" si një sukses të forcave të rendit për vitin 2013. Pas rezymesë së çipës, analiza e krerëve të rendit vazhdoi me dyer të mbyllura, ndërsa mediat ishin në pritje në ambientet e jashtme për të marrë një deklaratë nga ministri Saimir Tahiri. I pyetur nga gazetari i Neës24, Spartak Koka, në lidhje me përmendjen e operacionit "Risperdal", z.
Mbledhja trepalëshe dhe "Radika", Bushati drekon me Ali Ahmetin
Vetëm pak ditë pas mbledhjes së përbashkët të qeverive shqiptare, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati takoi sot kreun e BDI-së Ali Ahmeti. Takimi është zhvilluar në Pogradec, ku Bushati dhe Ahmeti kanë drekuar për të diskutuar rreth problematikave të fundit.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ahmeti dhe Bushati të cilët kanë postuar edhe fotografi të takimit në rrjetet sociale, respektivisht Facebook dhe Twitter. “Sot në Pogradec qëndrova për një drekë vëllazëroreme Ali Ahmetin, me të cilin ndava mendime të vyera”, shkruan Ditmir Bushati.