Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë, por policia nuk flet për një veprim të qëllimshëm

Postuar në 19 Janar, 2014 07:28

Një bust i Nënë Terezës, i vendosur në Mitrovicë para disa vitesh, është rrëzuar gjatë natës së kaluar. Policia nuk është ngutur me deklarata. Madje, përfaqësues të saj kanë demonstruar një ngut për të dhënë versione pa fajtorë. "Janë dy pista dyshimesh: përveç faktorit njeri, ëhstë edhe dyshimi se bazamenti mbi të cilin ëhstë ngritur busti nuk ka qenë i sigurt; bulonat që e mbanin bustin nuk kanë qenë të shtrënguara mirë", ka thënë për gazetën Express Avni Zahiti, zëdhënësi i policisë. Me të njëjtat tone ka folur dhe kryetar i komunës.

Por Opinionisti i njohur Nexhmedin Spahiu që në të njëjtën kohë ka qenë dhe kandidat për kreun e komunës në zgjedhjet e sapombyllura, nuk e përjashton versionin që busti të jetë rrëzuar qëllimisht. Dhe me këtë rast është shprehur:

“Si ideator, nismëtar dhe kontribuesi kryesor së bashku me Dr.Don Jak Prenkun, i ngritjes së përmendores së Nënës Terezës në Mitrovicë, shpreh indinjatën më të thellë me rastin e rrëzimit të saj gjatë natës së mbrëmshme. Përmendorja është ngritur me kontributet vullnetare të qytetarëve nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora ku kontributin kryesor e kanë dhënë vëllezërit Gojcaj nga Amerika. Ngritja e përmendores së Nënë Terezës në qytetin ku 99 për qind të popullsisë janë myslimanë ka qenë një dëshmi e fortë e vlerave islame siç janë mirëkuptimi dhe toleranca. Autorëve potencialë të kësaj vepre të ultë nuk mund t'ua paragjykojë përkatësinë etnike, fetare apo kombëtare, por një gjë është e sigurt: qëllimi i tyre është anti-Mitrovicë, anti-Kosovë, anti-katolik dhe anti-islam”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by kuku (not verified) on

<p>kerkojme transparence per abuzimet seksuale te klerit te kishes katolike ne shqiperi dhe kosove. mund te na e thone se sa prej 400 prifterinjve te zhveshur nga Benedikti XVI gjate viteve 2011-2012 kane vepruar ne territorin e Shqiperise dhe Kosoves?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.