“Bombë” në Shtëpinë e Bardhë, çifti Obama në krizë, drejt divorcit!

Postuar në 19 Janar, 2014 12:50

Përtej paraqitjeve “të lumtura” publike, çifti presidencial më i fuqishëm i botës thuhet se po has probleme të forta bashkëjetese.  Martesa e tyre 21-vjeçare është tretur nga grindjet e vazhdueshme që janë ndezur që në memorialin e Mandelës, ku xhelozia e Mishel nuk mundi të fshihej, dhe akoma më keq nga zbulimi se truprojat e shërbimeve sekrete amerikane kishin “mbuluar” mosbesnikërinë e Obamës ndaj saj, shkruajnë artikujt e tabloidëve amerikanë.  

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të komentojë. Edhe mediat në Uashington nuk i janë vënë pas këtij lajmi. Sipas “Enquirer”, zonja Obama ka në plan të qëndrojë përkrah bashkëshortit të saj deri në fund të Presidencës. Për momentin thuhet se ata po flenë në dhoma të ndara, pasi që për Krishtlindje ishin grindur aq keq në Havai, sa ai u kthye në Uashington me dy vajzat e tyre, duke e lënë gruan pas. “The National Enquirer” njihet si burimi më i besueshëm i lajmeve të skandaleve. Por, nëse edhe kësaj radhe zërat janë të vërtetë, për çiftin presidencial amerikan nuk konsiderohet një eksperiencë e re.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.