Përballje e fortë publike e Selisë së Shenjtë në Vatikan me akuza për abuzime të priftërinjve me fëmijët

Postuar në 18 Janar, 2014 13:21

Për herë të parë Selia e Shenjtë përballet  kaq fort publikisht dhe vihet në pozitë tepër të vështirë me akuzat për abuzime seksuale nga ana e priftërinve të rangjeve të ndryshme. Zyrtarë të Kishës, në seancën e Gjenevës, u përballën me një breshëri pyetjesh të vështira, duke nisur nga ajo se pse i fshehin të dhënat, e deri tek ajo se çfarë po bënin për të shmangur abuzime në të ardhmen.

Statistikat për vitet 2011 dhe 2012 tregojnë një rritje dramatike krahasuar me vitet e mëparshme, sipas një dokumenti të siguruar nga “Associated Press”, i cili ishte pjesë e materialeve të mbledhura nga Vatikani për seancën degjimore në OKB, të enjten.

Avokatët e viktimave u ankuan se ende mungonte transparenca. Zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi, fillimisht tha se raportimi i “Associated Press” ishte bazuar mbi një lexim të gabuar të të dhënave. Por, më vonë, ai tërhoqi deklaratën e tij, duke konfirmuar për BBC se historia ishte e saktë.

Afro 400 priftërinj janë “zhveshur” përgjatë 2 vitesh nga ish-Papa Benedikti XVI, pas akuzave për abuzime me fëmijët, ka konfirmuar Vatikani.

Zh.

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

<p>Gjynah qe Lombardi nuk e njeh Tedeskon &nbsp;qe ti kerkonte pak ndihme per te dale nga situata se Tedeskoja ka gjithmone argumenta te pakundershtueshme.</p>

Submitted by Mah (not verified) on

<p>Si çdo shtet, komunitet, shoqeri apo organizma e organizata ka probleme. Askush nuk mund te pretendoje se Kisha nuk ka njerez te poshter. Rendesi ka se Kisha po e pranon po reagon. Papa Bendetto XVI thone se ndihej i pafuqishem perballe dy problemeve apo skandaleve me te medha te shekullit Banka e Vatikanit IOR dhe pedofilia. Keto e detyruan Papen dogmatik te jepte doreheqjen. Tani ne krye te saj eshte Bergolio ose Francesku I dhe ky mesa shihet ka nisur fshesen e madhe, nje nga veprimet qe ka ngjallur reagim ne Itali e ne bote eshte emerimi i kardinaleve te rinj. E veçanta eshte se vijne nga &quot;larg&quot; qe do te thote se jane njerez ose figura te pastra.</p>

Submitted by Ubejd (not verified) on

<p>Ty bre &nbsp;Karajfil a qka je ne thojza ma mir pot them&nbsp;<strong style="font-size: 12px; color: rgb(0, 0, 0); font-family: Arial, Helvetica, sans-serif; background-color: rgb(241, 241, 241);">Paul Tedeschini ty je ka shkruan dicka po as vet sje ka e din se qka je ka shkruan,kjo ska lidhje te bej me Islamin asnje link qe e ke qit , keta te gjith jan dervish qe don te thot qe jan njesoj si feja yte , dhe keni shum qka te perbashket , por shkurt te them nje gje edhe hapi syt edhe veshet mir, mos u mundo me pshty diellin edhe me shym driten e diellit me pshtym se te kthehet prap ne ftyren tende , edhe nje keshill e kam, mos fol pa dije kurr</strong></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.