Ettore Sequi: Rendez-vous-ja e qershorit do të sjellë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë

Postuar në 19 Janar, 2014 07:45

“Fyle ka thënë se ka një rendez-vous për Shqipërinë në qershor. Nëse angazhimet do mbeten në të njëjtin nivel s’kam asnjë dyshim se rendez-vous do jetë e lumtur për Shqipërinë", është shprehur Ettore Sequin ë një intervistë për televizionin ‘A1 Report’. Intervista i ëhstë dhënë Artur Nurës në programin ‘Tete-a-tete’, dhe ju mund ta lexoni të plotë më poshtë:

Nura: Nder për këtë studio, kënaqësi t'ju kemi këtu.
Sequi: Është kënaqësi për dy arsye të jap intervistë; është mirë të shpjegojmë më mirë se ç’bën Europa dhe e dyta ju jeni një ndër analistët më të favorshëm, që do ta vlerësoja më tepër.
 
Pyetja e parë, mbi përparësitë lidhur me axhendën europiane të Shqipërisë dhe Statusin e vendit kandidat në qershor?
Përparësi për mua është çuarja përpara e axhendës europiane të vendit. Kam një përparësi personale, që e kam ndarë me kolegët në Bruksel, që të bëjmë më të mirën e mundshme që Shqipëria të marrë Statusin e vendit kandidat. Statusi është arritje shumë e madhe. Përparësitë kryesore do lidhen me disa nga konceptet që janë shprehur dhe në tetor, gjatë paraqitjes së paketës së rajonit dhe raportit të progres-raportit për Shqipërinë që kanë të bëjë me shtetin e së drejtës, konkurrueshmërinë, të drejtat e njeriut, të LGBT, romëve, lirinë e shprehjes, duke marrë parasysh faktin se këto janë të lidhura më njëra-tjetrën. Duke folur për të drejtën luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, por ka efekt të drejtpërdrejt te konkurrueshmëria, ekonomia, se kur flasim për investime të huaja, si funksionon ekonomia flasim për drejtësinë, për uljen e  korrupsionit. Kur flasim për funskionimin e mirë të institucioneve demokratike, flasim për vende që duan të investojnë, bizneset. Se ata investojnë aty ku ekziston shpresa. Gjërat janë të lidhura, duke përfshirë dhe të drejtat themelore. Demokracia s’mund të konsiderohet pa respektimin e të drejtave themelore.
 
Jemi vend në zhvillim?
Por është bërë përparim në shumë fusha duhet bërë në lirinë e shprehjes, për romët duhet vëmendje më e madhe. Dua të anonçoj, duke përfituar nga rasti, që po planifikojmë të organizojmë një konferencë për romët. Kjo është pjesë e angazhimit tonë.
 
Po e përgatisni ju?
Është sipërmarrje e përbashkët mes nesh dhe qeverisë.
 
E di që keni punë të vështirë, që Shqipëria të funksionojë si shtet i së drejtës si pjesa tjetër e Europës. Çfarë kontributi ka pasur delegacioni në Shqipëri në shifra konkrete?
Mund të them me krenari se BE është donatori më i rëndësishëm. Gjatë 7 viteve të fundit janë dhënë 600 milionë euro në Shqipëri dhe për Shqipërinë nga BE.
 
Ç’do të thotë kjo?
Bëhet fjalë për të njëjtën gjë që ne duam, që këto para të jenë sa më produktivë të jetë e mundur për shqiptarët, institucionet e Shqipërisë. Çdo vit jepen afërsisht 85-90 milionë euro. Nuk është i mjaftueshëm por i rëndësishëm. Që vijnë nga vendet anëtare të BE. Edhe shtetet anëtare kanë programe dypalëshe, sikurse Italia që është kontribuesi i dytë apo i tretë kryesor apo Gjermania, Zvicra. Kontributi është në të gjitha fushat, sektorët kryesorë: në infrastrukturë, ndërtim rrugësh, shkollash, burgjesh sipas standardeve të BE. Kontribute në fushën e policimit, si ai PAMECA, ku PAMECA 4 e ka koston 4 milionë euro.
 
Përparësia jauj kryesore; policia, drejtësia, kultura?
Mund të them që cfarëdo që shikoni rreth e qark, gjithandej do gjeni paratë e BE. Për shembull, rruga e bukur e këmbësorëve në qendër të Tiranës, Shkodrës, apo qendrat kryesore në Elbasan, Berat janë të rikonstruktura me fonde të BE. Apo shkollat e formimit profesional. Ka dhe projekte të tjera të vogla binjakëzimi me eksperiencat më të mira nga vendet anëtare të BE: si metrologjia dhe kalibrimi. Nëse ti ble një shishe me 1 litër ujë, qumësht duhet të sigurohesh që paketimi ka 1 litër. Po kujdesohemi që prodhimet tuaja të eksportohen. Keni produkte si rakia, që është shumë e mire. Ne japim kontributin që të shkojnë në vendet e BE apo për krijimin e një mjedisi ekonomik të favorshëm në Shqipëri.

Di që keni bërë punë të vyera në Shqipëri. Për sa i përket bashkëpunimit me qeverinë, shoqërinë civile, si e keni programuar ndihmën për shoqërinë civile në 2014?
Procesi i integrimit duhet të mobilizojë gjithë energjitë e një vendi. Nuk flasim vetëm për politikanët, qeveritë, administratën, por gjithë aktorët duhet të kenë rolin e tyre. Roli i medias, shoqërisë është kryesor. Shoqëritë civile në çdo vend, e sidomos në Shqipëri, kanë rol për të luajtur. Ne këshillohemi me shoqëritë civile për raport-progreset, për gjërat që janë siç duhet, që s’janë siç duhet apo që përmirësohen me kalimin e kohës.
 
Është e vërtetë që kur shpallni fitues një projekt merren parasysh gjithë faktorët?
Po. Ne kemi fonde për shoqërinë civile. Japim ndihmën tonë për mbështetje fondesh, fuqizimin e rolit të shoqërisë civile. Ka rëndësi për demokracinë në çdo vend. Mesatarisht harxhojmë mbi 100 milionë euro për shoqërinë civile në vit. Në 6 vitet e fundit kemi harxhuar 30 milionë dhe kemi financuar mbi 100 projekte me pjesëmarrjen e shumë ojq-ve.
 
Si funksionon bashkëpunim me to?
Ne lancojmë kërkesa për propozime, ku iu bëjmë thirrje atyre që janë të interesuar, që kanë aftësitë e duhura të marrin pjesë. Ka një procedurë shumë strikte, transparente të vlerësimit. Marrim 5 anëtarë në Komisionin e Vlerësimit. Kemi vlerësues të huaj, që kanë referenca shumë të qarta. Kemi presione për të mos ndjekur procedurat. Por s’mund të mos i ndjekim. Ato janë të qarta. Flasim për shtetin e së drejtës, për të qenë i drejtpërdrejtë. Europa ka të bëjë me rregullat. Nëse nuk ndjekim rregullat s’bëjmë punën tonë. S’mund ta bëjmë, se do ishte shumë e padrejtë me ata që ndjekin siç duhet procedurat. Nëse jo, do mashtronim në njëfarë mënyre ata. Rregullat janë dhe shumë transparente.
 
Nuk na thatë nëse ka reagime nga organizatat e përjashtuara?
Ata e dinë që nuk i plotësojnë kërkesat dhe kaq. Jemi të detyruar të japim përgjigje me shkrim, arsyet me shkrim pse nuk është fituese një organizatë x apo një tjetër.
 
Cili është numri i organizatave që ka bashkëpunuar me ju?
Ka shumë. Dua ta çoj më tepër këtë numër. Duam të përmirësojmë cilësinë dhe të kemi organizata të reja. Së shpejti do kemi një sesion, ku do shpjegojmë rregullat e procedurat. Se duam aktorë të rinj që të bashkëpunojnë me ne.
 
Keni një sistem strikt dhe nuk e di nëse është i hapur për organizata të reja. Çfarë pikëpamje keni për organizatat të reja?
Duam të forcojmë shoqërinë civile. Duam të inkurajojmë sa më shumë ojq.

Çfarë roli mendoni se do të ketë presidenca greke?
Roli i presidencës ka shumë rëndësi në Bruksel, se ka të bëjë me axhendën. Por pas Traktatit të Lisbonës roli i kryesisë së BE ka ndryshuar paksa në nivelin lokal. Në zyrën e Tiranës, në Uashington, në Neë Delhi, institucioni i vetëm që ka rolin për përfaqësimin e BE është delegacioni në atë vend. Është vetëm delegacioni që mund të flasë në emër dhe llogari të BE. Në përputhje me Traktatin e Lisbonës roli i presidencës është kufizuar në Bruksel. Ka rëndësi, sepse shteti që ka kryesinë ka x përparësi dhe do që të ketë x përparësi. Dhe për këtë arsye kemi diskutuar me ambasadorin e vendit, që ka kryesinë dhe kemi idenë e përparësive. Por është delegacioni i BE në vendet përkatëse që shpreh pikëpamjet e BE. Dmth nuk ka ndonjë ndryshim, nëse presidenca është nga Greqia, Italia apo..
 
Ç’mendoni për rininë? Keni përparësi, model për sa i përket rinisë, që të bëhet më dinamike?
Rinia shqiptare është e admirueshme, kurioze, aktive. Flasin anglisht, italisht. Kanë aftësi shumë të mirë për gjuhët e huaja, për të ecur përpara. E admiroj rininë shqiptare. Ne i kushtojmë rëndësi rolit të tyre se janë të rinjtë që do bëhen qytetarë të BE. Kemi qendra, programe, që të studiojnë në BE, programet e Erasmues. Kemi harxhuar 50 milionë euro viteve të fundit për studime për ta jashtë.
 
A jeni optimistë për Statusin në qershor?
S’jam as optimist, as negativist, jam realist. Jam i bindur që Shqipëria i ka të gjithë fuqitë, kontributet. Shqipërisë i duhet vlerësuar kontributi dhe progresi. Fyle tha se “ka një rendez-vous për Shqipërinë në qershor”. Nëse angazhimet do mbeten në të njëjtin nivel s’kam asnjë dyshim se rendez-vous do jetë e lumtur për Shqipërinë.

Comments

Submitted by Aron (not verified) on

<p>Per te qene i sinqert, ky eshte njeriu i fundit qe mund te dije nese do te na jepet statusi i vendit kandidat ne qershor apo nuk do te na jepet.&nbsp;&nbsp;&nbsp;Edhe&nbsp; Fyle, Komisionieri per zgjerimin as qe di gje.&nbsp;&nbsp;&nbsp;Bashkimi Europian eshte nje institucion formal. Ata qe vendosin per statusin tone jane&nbsp; qeverite qendrore&nbsp;te tre te medhenjeve, Anglise, Gjermanise dhe Frances.&nbsp;Keta kane vendosur kurdohere per gjithcka duhet te ndodh ne Europe.&nbsp;&nbsp;</p>

Submitted by Nonda (not verified) on

A ka mundesi te mos dalin me keta njerez ne media e te llapin gjepura?

Jane bere qesharake fare, me qesharake se keta qe mbajne mikrofonat ne duar se fundja keta aq dine te gjoret, ler hamenj i kane marre.

I ka numeruar njeri sa here kane thene te njejtat idiotesi brenda dy-tre viteve te fundit? Ka mundesi te kete robi kaq pak respekt per veten?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.