Ia dhjenë syfetin në Vlorë

Në zgjedhjet e pjesshme që po mbahen në bashkinë e Vlorës raportohet deri më tani një pjesëmarrje afër 10%. Kujtojmë se në Vlorë është deputet shpirtërisht dhe mendërisht lideri botëror Edi Rama.
Ai shkarkoi me dhunë dhe në mënyrë poshtëruese ish-kryebashkiakun Ermal Dredha duke caktuar njerëz të vetët aty.
Nga ana tjetër disfatë ka pësuar edhe aradha tribale e Sai Berishës, e ashtuquajtur Partia Demokratike, që mesa duket nuk ka nxjerrë dot njerëz në votime; me gjasë pas dorëheqjes së Bujar Leskajt ka një lloj mpirjeje.
Në përmbledhje duhet thënë se zgjedhjet po shkojnë në shtatin fiziologjik: ato janë votime njerëzish me interesa dhe asgjë tjetër. Për çka mbetet është thjesht fraza: as na rruhet më! Banale patjetër, por shqiptarçe kjo është. Suksese!
s.zaimi

Add new comment