Kopeja që miraton çdo gjë

Truku i zakonshëm me debatin në Shqipëri është vënë në veprim sërish. Ligji “Për Barazinë Gjinore” që kontabandon lirinë e identifikimit gjinor dhe hap rrugën për çdo lloj pervertimi të kanonve sociale në këtë vend, ka gjetur rrugën e zakonshme.
Drafti është hedhur, ai është debatuar nga organizata të ndryshme që kanë ngritur zërin. Qeveria e Edi Ramës nuk flet dhe as reagon, mandej del Sali Berisha dhe lëshon ato që lëshon, njëherë si budalla dhe njëherë si shejtan dhe mandej mediat e qeveris nisin këngën se ja sesi Saliu po tregon veten.
Edhe kësaj radhe: në vend se të diskutohej për përmbajtjen, Sali Berisha zgjodhi të tradhëtonte diskutimin duke sulmuar një anemik si ambasadori i BE-së në Tirana, Gonzato.
Kaq mjaftoi që sulmi të nisë: nga aleanca e lëve, gëve dhe bëqë(t)ve te Marta Kos që cilëson se ligji nuk është kërkesë private e Gonzatos.
Tashmë nuk ka se çfarë të debatosh pasi ligji për shumicën indiferente quhet i mirë se atë e kundërshton Sali Berisha. Me këtë rast ligji le të kalojë dhe ne do pranojmë çdo gjë, pse ka një Sali në anën tjetër. Edhe deputetët e PS-së në sallë janë gati që të miratojnë çdo gjë nën këtë alibi. Se fundja shqiptarë janë, se mos marrin vesh se ça ligjesh kalojnë.
Ky është parimi legjislativ praktik në këtë vend që është kontaminuar nga një plak telendar si Sali Berisha, por që instrumentalizohet deri në skaj nga një shumicë parlamentare që nuk ka as ngjyrë, as fe dhe as gjini.
s.zaimi

Comments
Eh!
Problemi me bytheqiret nuk eshte se qihen vete ne bythe, problemi eshte se ata duan t’i bejne te gjithe te tjeret qe te qihen ne bythe.
Add new comment