Arkiv-Lajme
Për kryeprokurorin Llalla, dosja “21 janari” ka tre momente të sikletshme
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka mbajtur fjalë në analizën vjetore të Policisë së Shtetit, ku dha përgjigje edhe ndaj shqetësimit të çështjes “21 Janari” të anonçuar nga ndërkombëtarët.
Rruga Vlorë-Skelë sërish arenë eksplozivësh në makinë; plagoset kryekomunari i Qendrës
Bulevardi Vlorë-Skelë është bërë sërish skenë e eksplozivëve në makina. Kreu i komunës Qendër në Vlorë, Fredo Berberi, ka mbetur i plagosur si pasojë e shpërthimit të makinës së tij X5, teksa ka qenë duke lëvizur me mjetin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:10, dhe për fat Berberi është jashtë rrezikut për jetën, duke u kuruar në spitalin rajonal të Vlorës, njofton Shqiptarja.com. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe dy makina të tjera, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat e policisë.
Deputetja socialiste tërhiqet për arsye shëndetësore. Dhe siguron se s’ka patur asnjë presion
Një dorëheqje nga mandati i deputetit për arsye shëndetësore është realizuar sot. Deputetja e Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, Merjeme Delishi, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i saj, të cilin e ka marrë pas dorëheqjes së ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, më datë 26 dhjetor. Në një komunikim në News 24 Delishi deklaroi se dorëheqja e saj vjen vetëm për arsye shëndetësore. Ajo theksoi se nuk mund ta përballojë dot ndjekjen rregullisht të seancave plenare dhe punën e përditshme në komisione parlamentare, pasi është e detyruar dy herë në javë të kurohet dhe të bëjë dializë.
Cani i kërkon falje biznesit dhe premton se një paketë e re fiskale do përgatitet për 6 muaj
Nuk do të ketë më shumë se gjashtë muaj jetë paketa fiskale e miratuar në dhjetor 2013. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave Shkëlqim Cani gjatë një takimi me sipërmarrës të huaj në vend. Në Forumin Ekonomik të organizuar në hotel “Sheraton” nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) me temë “Financa dhe sfidat në të ardhmen e afërt”, kreu i Financave i ka kërkuar falje biznesit për miratimin e paktës fiskale në një kohë të shkurtër, duke u shpjeguar se “Financat ishin në vështirësi, nuk kishim kohë për konsultime.
Ermonela Jaho shkëlqen në Londër; kritika e mbulon me lëvdata
Ermonela Jaho shkëlqen në premierën e operas “Manon”, e shfaqur në Operan Mbreterore në 'Covent Garden' të Londrës. “Manon” është një vepër e dramaturgut francez Massenet, dhe Jaho luan rolin kryesor.
“Jam shume e kenaqur me rezultatin e ketij produksioni dhe dua te falenderoj te gjithe koleget dhe trupen e mrekullueshme te Operas Mbreterore per dashurine, energjine dhe mbeshtetjen e sinqerte qe me dhane. Kur artistet bashkepunojne sinqerisht me njeri-tjetrin, rezultatet jane gjithmone mbreselense per zemrat e gjithe spektatoreve", tha ajo.
Legisi, i pakënaqur nga Rama: Historia e PS-së nuk mbaron me të
Ndre Legisi, sekretari për koalicionet dhe anëtar i kryesisë së PS-së, nuk është dakord për shmëçka me kryetarin e partisë dhe kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë për gazetën Panorama, Legisi ka kritikuar përbërjen e qeverisë, mënyrën e qeverisjes këto muajt e parë por edhe sjelljen e Ramës ndaj figurave të njohura të partisë.
Shënim: Çfarë ofron Basha?
Kreu me letra i PD-së, Lulzim Basha po mban takime në bazë në kuadër të zgjedhjeve në parti. Dhe gazetarët heqin shumë për të raportuar atë që ndodh në takimet e tij, pasi në fakt nuk ndodh asgjë. Fjalimet e tij janë janë bosh, dhe gjuha e tij është ajo e një aparatçiku të belbët e të mërzitshëm. Dje ishte në Kavajë, dhe lexoni se ç’ka thënë atje (marrë nga Mapo):
Far uesti i kromit, arrestohet i dyshuari për vrasjen e të premtes
Në vijim të far uestit të kromit të Bulqizës, Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të dyshuar si autor i atentatit ndaj 43-vjeçarit Hasan Talja, mbrëmjen e së premtes në kryeqytet. Burime policore bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Gjin Nika.
Far uesti i kromit, arrestohet i dyshuari për vrasjen e të premtes
Në vijim të far uestit të kromit të Bulqizës, Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të dyshuar si autor i atentatit ndaj 43-vjeçarit Hasan Talja, mbrëmjen e së premtes në kryeqytet. Burime policore bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Gjin Nika.
Topi: Berisha është sjellë si halabak e skizofren me mua në pozicionin e Presidentit
Bamir Topi, edhe pse ishin krijuar disa pritmëri mbi një sukses të tijin, doli i humbur nga zgjedhjet e fundit. Qysh nga ai moment, partia e tij nuk ka qenë shumë aktive në jetën politike. Por vetë Topi është shfaqur në një numër rastesh, dhe kohët e fudnit i ka shpeshtuar daljet dhe intervistat. Dhe në çdo dalje flet për krizën e së djathtës. Dhe për Berishën.