Far uesti i kromit, arrestohet i dyshuari për vrasjen e të premtes

Në vijim të far uestit të kromit të Bulqizës, Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të dyshuar si autor i atentatit ndaj 43-vjeçarit Hasan Talja, mbrëmjen e së premtes në kryeqytet. Burime policore bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Gjin Nika. Talja është qëlluar pranë shtëpisë së tij në rrugën "Bajram Allaraj" në kryeqytet, dhe është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, ku ka ndërruar jetë brenda pak minutave. Sipas policisë, Talja zotëronte disa biznese në Bulqizë ndërsa vitet e fundit banonte në Tiranë. Rreth një vit më parë, Policia e Bulqizës ka vënë në pranga 36-vjeçarin Sahab Talja, i afërm i viktimës, i cili u kap në flagrancë me rreth 300 kg dinamit, që dyshohet se do të përdorej për shpërthimet në Zonën D të minierës së Bulqizës.
a.k
Add new comment