Cani i kërkon falje biznesit dhe premton se një paketë e re fiskale do përgatitet për 6 muaj

Nuk do të ketë më shumë se gjashtë muaj jetë paketa fiskale e miratuar në dhjetor 2013. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave Shkëlqim Cani gjatë një takimi me sipërmarrës të huaj në vend. Në Forumin Ekonomik të organizuar në hotel “Sheraton” nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) me temë “Financa dhe sfidat në të ardhmen e afërt”, kreu i Financave i ka kërkuar falje biznesit për miratimin e paktës fiskale në një kohë të shkurtër, duke u shpjeguar se “Financat ishin në vështirësi, nuk kishim kohë për konsultime. Borxhi i lartë na detyroi të miratojmë me shpejtësi paketën fiskale".
“Kemi bërë ca përmirësime por kemi rritur sigurisht disa taksa. Por nuk do të vonojmë me rimbursimin e TVSH për biznesin. Kemi dëshirë t’ju ndihmojmë, por taksat duhen paguar”, tha ministri Cani. Pasi kërkoi falje për shpejtësinë e miratimit të paktesë, diktuar nga rrethanat, sipas Canit “ne mendojmë se paketa e re fiskale do të jetë gati nga mesi i vitit, nga fundi i muajit qershor, të gjithë ne, ju dhe ne duhet të përgatisinim këtë paketë fiskale, duhet të jemi bërë gati për 2015, që nga mesi i këtij viti jo në 2015-ën. Harrojeni buxhetin, unë e di që fundi i tetorit është afati i fundit për buxhetin, por harrojeni atë. Ne jemi të hapur për sugjerimet tuaja. Ne e dimë që është një vendim që duhet ta marrë qeveria, por kjo s’do të thotë që s’mund ta marrim këtë vendim bashkë”.
a.k
Add new comment