Arkiv-Lajme
“Përfshihet” në çështjen “Gërvalla” edhe Jusuf Buxhovi. Publicisti: “Nuk mund të manipulohet me emra. Drejtësia gjermane për vrasjen e Jusuf Gërvallës ende nuk ka akuzuar UDB-në”
Duket se akuzat për vrasjen e vëllezërve Gërvalla në Kosovë po zbulojnë përherë e më shumë se më shumë sesa nevojë për të vërtetën , interesi qëndron te politika. Kështu teksa Donika Gërvalla hidhte akuza të forta për disa drejtues të politikës kosovare, më së shumti të krahut të UÇK-së, këta të fundit nuk munguan që t’i klasifikonin akuzat e Gërvallës si të motivuara nga interesi politik i formacionit ku ajo aderon. Por çështja duket se ka ecur edhe më tej në mjediset mediatike kosovare dhe në mjediset e rrjeteve sociale, ku pas gjase akuzat personale mund të jenë lëshuar në masë.
Videoja te tatimet, sqaron Braho: “Të flasë prokuroria. Berisha ka ideuar një komplot financiar”
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho ka reaguar pas publikimit nga NEWS24 të videos në Drejtorinë e Tatimeve. Sipas Brahos, prezenca e tij në mjediset e kësaj drejtorie, lidhet me shkaqe të natyrës, investigative, nëse mund të shprehemi kështu, pasi po sipas tij, qeveria e Sali Berishës, në ikje ka përgatitur një skemë financiare për destabilizimin e vendit. Më poshtë reagimi i Brahos:
Ngjela shprehet se ka konceptuar reformën e duhur në drejtësi: “Reforma është ligj, jo llapje siç e ngatërrojnë këtu”
Nuk arrihet konsensusi për komisionin e reformës territoriale
Pozita dhe opozita nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për nisjen e punës për reformën territoriale. Edhe oferta e kryeministrit për t’i njohur opozitës të drejtën e vetos, sikurse kishte kërkuar, nuk ka mjaftuar që prodhojë konsensusin. Në mbyllje të mbledhjes së konferencës së kryetarëve në Parlament, kreu i këtij të fundit, Ilir Meta deklaroi se ky është një ngërç që dëmton vendin.
Edhe njëherë fjalën e ka baza. Grida Duma: “Pres të jem ndër figurat përfaqësuese të PD-së. Detyrën e nënkryetarit e pranoj nëse dëshirojnë militantët”
Grida Duma, ish-zv. ministrja e Integrimit, e prezantuar shpesh në media edhe si një polemizuese për çështje të karakterit politik, duket se ka ambicie për t’u radhitur në krye të grupit të ri që do të drejtojë Partinë Demokratike. Në një intervistë dhënë për gazetarin e “Albanianscreen”, Aleksandër Furxhi, Duma ka zbuluar se edhe një post si ai i nënkryetarit të partisë do të ishte një sfidë të cilën ajo do ta pranonte. “Pres të jem ndër figurat përfaqësuese të larta të Partisë Demokratike.
Debatet që po shkojnë deri në kufijtë e tolerancës fetare...
Gazeta “Zëri” në Kosovë i ka lënë sot vend temës së debateve fetare në shoqërinë shqiptare. Për këtë, ajo ka publikuar një artikull në të cilin janë tërhequr mendimet e disa sociologëve, të cilët ndajnë qëndrimin se në disa raste debatet janë të mbingarkuara dhe priren që të mbitheksojnë problemet. “Problemet e fundit që janë shfaqur brenda për brenda ndarjeve të ndryshme, do të thosha, sektariste, kanë krijuar probleme, të cilat shoqërinë kosovare nuk mund ta quajnë më si oazë të shfaqjes në kuptimin e tolerancës fetare.
94 vjet nga Kongresi i Lushnjes. Flitet për rëndësinë historike të ngjarjes, por edhe për degradimin e shtëpisë muze
Është përkujtuar në Lushnje 94 vjetori i kongresit të njohur që mban emrin e këtij qyteti. Në ceremoninë e rastit kanë marrë pjesë ministrja e Turizmit dhe Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, zv/ministri i Kulturës, Zef Çuni, deputetët e PS-së për qarkun Fier, Erjon Braçe dhe Arben Çuko, Kryetari i Qarkut Fier, z. Vangjel Ndreko, Nënprefekti i Lushnjes, z. Ilir Dervishi u mirëpritën në ambientet e Bashkisë nga Kryetari, z. Fatos Tushe.
Reforma territoriale, Manjani: “Kriter është Shqipëria funksionale. Numri i qarqeve, aq sa janë basenet ujore"
Ndërkohë që dy partitë kryesore politike ende nuk po gjejnë një gjuhë të përbashkët mbi reformën territoriale, ndonëse kryeministri ofroi sot të drejtën e vetos, në komisionin që duhet ngritur për këtë qëllim, zv.ministri i Transporteve, Ylli Manjani ka shpjeguar në terma konkretë se përse duhet bërë ky riorganizim territorial i Shqipërisë. Sipas tij parim bazë duhet mbajtur ai që quhet “Shqipëria funksionale”. “Kriteri më i përshtatshëm është kriteri i Shqipërisë funksionale.
Top-Channel: Takim Nishani-Bushati për Radikën dhe emërimet e ambasadorëve
Top-Channel ka përcjellë sot një informacion sipas të cilit çështja e lumit Radika është diskutuar mes ministrit të Jashtëm dhe Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. “Burime të Top-Channel bëjnë me dije se mes kreut të shtetit, njëkohësisht edhe kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ministrit të Jashtëm është folur për nevojën e një dokumenti të ri të Sigurisë Kombëtare”, bën me dije TCH. Po sot ish-ministri Fatmir Mediu ka apeluar për ngritjen e një komisioni ndërshtetëror mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në mënyrë që të administrohen çështje të tilla në rrugë institucionale.
NEWS24 publikon videon e munguar për lëvizjet në Drejtorinë e Tatimeve në datat 15-17 nëntor
NEWS24 ka publikuar pamjet filmike të lëvizjeve që janë bërë në ambientet e drejtorisë së Tatimeve në datat 15-17 nëntor 2013. Në pamje, të cilat sipas NEWS24 janë siguruar nga dosja hetimore në Prokurori dhe që nuk janë më në serverin e Drejtorisë së Tatimeve , shihet drejtoresha Briseida Shehaj, deputeti Spartak Braho dhe këshilltari Ermal Beqiri. NEWS24 ka shoqëruar videon edhe me një material shpjegues, ku jep një version të lëvizjeve të monitoruara.