PD-ja reagon për reformën në diplomaci. Bumçi: “Goditje e rëndë nxjerrja në listë pritjeje e 52 diplomatëve”

Postuar në 22 Janar, 2014 07:08

Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me reformën në Shërbimin e Jashtëm. Deputeti Aldo Bumçi e ka cilësuar nismën e ndërmarrë nga ministri Ditmir Bushati si një goditje që i bëhet shërbimit diplomatik. “Këto ditë diplomacia shqiptare ka marrë një tjetër goditje të rëndë, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Bushati ka nxjerrë në listë pritje 52 diplomatë karriere, të cilët kanë një mbrojtje të dyfishtë janë të mbrojtur jo vetëm nga ligji për nëpunësin civil por dhe nga ligji për shërbimin e jashtëm duke gëzuar status të dyfishtë”, tha ai. Bumçi ka kritikuar edhe filozofinë e qeverisë për “zero probleme me fqinjët”, që sipas tij po rezulton në braktiusje të interesit kombëtar si në rastin e lumit Radika.  

s.z 

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Për kë diplomat bëhet merakë ky mo për ata që kanë përfunduar kurset tre mujorshe po qe se janë këta ka të drejtë</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.