Ngjela shprehet se ka konceptuar reformën e duhur në drejtësi: “Reforma është ligj, jo llapje siç e ngatërrojnë këtu”

Postuar në 22 Janar, 2014 13:53

 

Spartak Njgjela duket se po kërkon të rifitojë terrenin e protagonizmit tanimë me diskutimin për reformat dhe gjyqësorin. Ai ka folur gjerë e gjatë për këto çështje në emisionin rubrikën “Opinion” të NEWS24, ku edhe ka dhënë disa mendime të vetat. Sipas tij, duhet filluar me reformën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Me këtë rast duhet ndryshuar ligji. Për Ngjelën situata paraqitet më e mirë te një pjesë e gjyqtarëve, që kanë ardhur në detyrë nga magjistratura. “Shqipëria ka bërë hap përpara me magjistratët. Gjyqtarët kanë formim akademik dhe e njohin mirë ligjin. Favori i tyre është se nuk janë emëruar nga politika, kanë fituar me konkurs të realizuar nga OSBE-ja. Nuk di raste që të jenë të korruptuar. Këta përbëjnë 50% të gjyqësorit. Këtë e kam parë nga vendimet që janë marrë. Këta mbajnë një peshë të mirë të drejtësisë”, ka thënë Ngjela. Gjithsesi për të, puna çalon me konceptin e reformave që ndonjëherë kuptohen si fjalë. “Ka korrupsion, korrupsioni luftohet me reformë, reforma është ligj. Nëse ke ligje gjithçka është e mundur. Të dalë një ekip dhe të krijojë një reformë. Reforma nuk është vetëm fjalë. Këtu ngatërrojnë ligjin me llapjen”, është shprehur Ngjela, që ka shtuar se “Reformën në drejtësi e kam punuar prej vitesh dhe e kam konceptuar”.

Më shumë në: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/ngjela-reforma-ne-drejtesi-te-filloje-nga-kld-169037.html

s.z  

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.