94 vjet nga Kongresi i Lushnjes. Flitet për rëndësinë historike të ngjarjes, por edhe për degradimin e shtëpisë muze

Është përkujtuar në Lushnje 94 vjetori i kongresit të njohur që mban emrin e këtij qyteti. Në ceremoninë e rastit kanë marrë pjesë ministrja e Turizmit dhe Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, zv/ministri i Kulturës, Zef Çuni, deputetët e PS-së për qarkun Fier, Erjon Braçe dhe Arben Çuko, Kryetari i Qarkut Fier, z. Vangjel Ndreko, Nënprefekti i Lushnjes, z. Ilir Dervishi u mirëpritën në ambientet e Bashkisë nga Kryetari, z. Fatos Tushe. Ky i fundit ka mbajtur edhe fjalën e rastit, e cila ndërsa evokonte rëndësinë historike të Kongresit të Lushnjes, nuk mungonte që të apelonte edhe për një restaurim të shtëpisë muze. Duhet thënë se Kongresi i Lushnjes ka një rëndësi vendimtare për ekzistencën e Shqipërisë së sotme politike. Ai ishte akt i pastër i vullnetit politik të shqiptarëve, të cilët për herë të parë që nga njohja e Shqipërisë si shtet, imponuan në tryezat ndërkombëtare marrjen parasysh të interesave shqiptare.
s.z
Add new comment