Arkiv-Lajme

Tre furgonë të policisë së burgjeve përplasen me njëri-tjetrin në Novoselë të Vlorës. Flitet për disa të plagosur

Postuar në 23 Janar, 2014 15:27

Një aksident me pasojë disa të plagosur ka ndohur pak më parë në Novoselë të Vlorë.Tre furgonë të policisë së burgjeve janë përplasur me njëri-tjetrin duke shkaktuar plagosje të disa efektivëve. Lajmi që qarkullon bën fjalë për 12 policë të plagosur, por kjo është e pakonfirmuar. Nuk dihen shkaqet e aksidentit, por sipas disa njoftimeve, policia ka ndaluar disa korrespondentë që të marrin pamje filmike nga vendi i ngjarjes.

s.z   

Deputeti shqiptar Halimi vlerëson si historike vizitën e Ramës në Serbi. Por përgenjështron Mrkiç dhe kujton se ka mjaft probleme për shqiptarët në Luginën e Preshevës

Postuar në 23 Janar, 2014 14:44

Riza Halimi, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë ka folur sot në emisionin "Diplomaticus" rreth vizitës së pritshme të kryeministrit Edi Rama në Beograd. Së pari, Halimi e ka cilësuar historike vizitën e Ramës, por ka nënvizuar disa probleme, të cilat sipas tij duhet të trajtohen në takimet me politikanët serbë. Së pari, Halimi ka hedhur poshtë deklaratat e ministrit të Jashtëm serb, Ivan Mrkiç, sipas të cilit shqiptarët në Luginën e Preshevës gëzojnë të gjitha të drejtat.

Gjyqtari Shtjefën Lleshi me shkelje proceduriale në pesë raste. KLD-ja i dorëzon raport ministrit të Drejtësisë

Postuar në 23 Janar, 2014 13:59

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i ka dorëzuar ministrit të Drejtësisë raport-kontrollin për ish-gjyqtarin e Pukës, Shtjefën Lleshi, i  njohur edhe si gjyqtari që u përcoll në videon e emisionit “Fiks Fare”. Kështu, Top-Channel shkruan se inspektorët e KLD-së kanë konstatuar shkelje të natyrave proceduriale si vonesë në zbardhjen e vendimeve dhe zvarritje të procesit gjyqësor në pesë raste.

Kreu i opozitës parlamentare jep garanci se do ketë protesta më 2014-ën. Basha: “Kryeministri po ndërsen krimin ndaj opozitës”

Postuar në 23 Janar, 2014 12:50

Protestat nuk do të mungojnë në vitin 2014. E siguron këtë gjë, Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, i cili ka deklaruar se në këtë rrugë, opozitën po e çon zbulimi i mazhorancës në pushtet si një krah politik i krimit dhe mafies. “Ata treguan se nuk janë gjë tjetër veçse krahu politik i krimit, krahu politik i mafias më të rrezikshme në Kuvend, shërbëtorë në Parlament dhe në qeveri të krimit, pengje të mafias që u dikton vendimet, vijën e sjelljes dhe gjithçka.

Ukrainë, protestat përhapen përtej Kievit. Opozita dhe presidenti Yanukovich sot zhvillojnë bisedime

Postuar në 23 Janar, 2014 11:43

Protestat në Ukrainë janë përhapur tej kryeqytetit Kiev. Ndërkohë që pritet të mbahen bisedime mes presidentit të vendit, Viktor Yanukovych dhe tre drejtuesve opozitarë, disa protestues në Lviv detyruan guverantorin e zonës që të japë dorëheqje. Kështu buriem të tjera flasin për protesta edhe në katër qytete të tjera të Ukrainës që prej javësh vlon nga protestat dhe zemërimi kundër qeverisë. Aktualisht opozita, ka bërë një ultimatum për zgjidhje të krizës dhe nuk dihet nëse bisedimet e parashikuara për t’u zhvilluar sot në mbrëmje do të japin ndonjë rezultat ose jo.

Qeveria në Kosovë drejt ndryshimit. Mediat publikojnë emrat e ministrave që do largohen

Postuar në 23 Janar, 2014 11:03

Qeveria e Kosovës ka ndryshuar përbërjen. Ndonëse ende nuk ka asgjë zyrtare mediat kosovare shkruajnë se tashmë ky proces është fakt dhe pritet vetëm publikimi i emrave. Gjithsesi gazeta “Zëri” citon burime brenda Partisë Demokratike të Kosovës sipas të cilave në qeveri rikthehen si ministra Zenun Pajaziti dhe Arsim Bajrami, aktualisht deputetë. Po kështu, Bajram Rexhepi do të largohet dhe me gjasë do të emërohet ambasador. Ministrat aktualë Blerand Stavileci dhe Memli Krasniqi largohen për t’u ngarkuar me angazhime partiake.

Buchholz, ikja e albanologes së njohur

Postuar në 23 Janar, 2014 10:15

Deutsche Welle shkruan sot për ndarjen nga jeta të albanologes gjermane Oda Buchholz. Ndonëse jo shumë e popullarizuar në Shqipëri, Buchholz ka një sërë veprash dhe kontributesh për shqipen. Studiuesja ka qenë me studime për dy vjet në vendin tonë, por është larguar pas prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Një nga veprat kryesore të saj është “Gramatika e Shqipes”, botuar në bashkëpunim me Wilfried  Fiedler në vitin 1987 në Lajpcig.

Blerim Çela i bën thirrje medias të injorojë Berishën. Ose ndryshe që të mos e nxjerrin më në televizor

Postuar në 23 Janar, 2014 09:12

Një nga ish-drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike, Blerim Çela ka dhënë një intervistë sot te gazeta “Dita” ku komenton situatën e krijuar në këtë parti dhe rolin e Berishës në të. Një nga çështjet që ka më shumë interes është se përse Berisha faktorizohet kaq shumë. Sipas Çelës për këtë është përgjegjësi e medias, e cila nuk mungon që të marrë edhe statuset e tij në Facebook dhe t’i publikojë. Për Çelën Berisha duhet injoruar. “Misioni i tij ka mbaruar ka mbaruar që në 23 qershor 2013, por mediat përsëri vazhdojnë t’i shërbejnë. Përse? Për ta promovuar apo për ta vënë në lojë?

Abuzimet me naftën në tregun shqiptar. Vizion Plus raporton për një skemë që implikon kompaninë “Bankers Petroleum”

Postuar në 23 Janar, 2014 08:41

Nafta e hedhur në treg nga kompania “Bankers Petroleum” është jashtë standardit dhe kjo për shkak të hollueseve që përdoren në të. Kështu raporton sot Vizion Plus, sipas të cilit dukuria është e njohur edhe për Ministrinë e Energjetikës. “Në fund të vitit 2013-të bordi i ri drejtues i Albpetrol-it i ka kërkuar shpjegime dhe një raport kompanisë mbi sasinë e lëndës holluese që përdoret për operacionet e saj në kërkimin e naftës. Në bazë të deklarimeve të bëra vetë nga “Bankers” rezulton se në muajin korrik 2013-të importi i lëndës holluese ka arritur maksimumin në 13.

Një shqetësim që buron nga fshirja e serverit të tatimeve

Postuar në 23 Janar, 2014 07:39

Fshirja e serverit të tatimeve duket se ka krijuar disa probleme, të cilat edhe sikur të merren me rezervë, nxisin një perceptim se marrëdhnëiet biznes-administratë janë të ekspozuara ndaj abuzimeve. Në emisionin “Të bësh ekonomi” në NEWS24, Presidenti i Dhomës Britanike Zenel Hoxha ka evidentuar një problem që sipas tij ka prekur binzesin. “Kanë dalë disa detyrime që nuk janë pasqyruar asnjëherë në harkun kohor dy vjeçar dhe me radhë. Dhe vetëm të vjen fatura dhe ti je i detyruar ta paguash se nuk ke çfarë bën.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme