Miratohet projekt-vendimi për Komisionin e Reformës Territoriale. 16 anëtarë, 8 anëtarë të pozitës dhe 8 të opozitës

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka lexuar në seancë plenare projekt-vendimin për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën territoriale. Sipas këtij projekti, komisioni do të punojë për 3 muaj, ai do të përbëhet nga 16 anëtarë, 8 të pozitës dhe 8 të opozitës. Komisioni mblidhet vetëm në momentin kur në komision janë më shumë se gjysma e anëtarëve dhe vendimet merren me shumicë. Thënë ndryshe, komisioni nuk mund të funksionojë pa pjesëmarrjen e opozitës demokrate pa harruar edhe të drejtën e vetos. Në këtë kuptim komisioni është ndërtuar mbi premise të barazisë thuajse të plotë, duke hedhur poshtë edhe mendimin se komisioni mund të shfrytëzohet në mënyrë të njëanshme nga njëra palë. Ndërkohë në komision kanë të drejtë përfaqësimi edhe Partia Republikane me Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Parlamenti e ka miratuar projektin duke i lënë kohë opozitës që të propozojë emrat.
s.z
Add new comment