Blerim Çela i bën thirrje medias të injorojë Berishën. Ose ndryshe që të mos e nxjerrin më në televizor

Postuar në 23 Janar, 2014 09:12

Një nga ish-drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike, Blerim Çela ka dhënë një intervistë sot te gazeta “Dita” ku komenton situatën e krijuar në këtë parti dhe rolin e Berishës në të. Një nga çështjet që ka më shumë interes është se përse Berisha faktorizohet kaq shumë. Sipas Çelës për këtë është përgjegjësi e medias, e cila nuk mungon që të marrë edhe statuset e tij në Facebook dhe t’i publikojë. Për Çelën Berisha duhet injoruar. “Misioni i tij ka mbaruar ka mbaruar që në 23 qershor 2013, por mediat përsëri vazhdojnë t’i shërbejnë. Përse? Për ta promovuar apo për ta vënë në lojë? Ndoshta një pjesë e tyre nisen nga paranoja e Tatës së rrugës së Kavajës që kish një hundë tmerrësisht të madhe dhe fëmijët dhe të rinjtë e lagjes e thërrisnin ”O tate, o hun(dë) derr”. Tata i shkretë, një burrë i ndershëm dhe i vjetër, u bërtiste dhe i ndiqte për t’i rrahur. Njerëz të ndryshëm u folën femijëve që të mos e ngacmonin më tatën. Dhe ata e bënë me fjalë që të mos e ngacmonin, kalonin para tij e nuk thërrisnin më “O hundëderr”. Mirëpo tata ishte mësuar ta ngacmonin dhe e donte atë lojë, prandaj kur ndjeu se nuk po e ngacmonin më, shkonte dhe bërtiste: “Hë mo, ku jeni ju që më quani hundëderr? Dhe njerëzit gajaseshin. Ja kështu është bërë Berisha aktualisht. Një personazh komik, por që vazhdon të paraqesë rrezikshmëri shoqërore. Ai person duhet injoruar totalisht”, thotë Çela. Në fakt këtë apel e ka bërë pak vite më parë edhe i ndjeri Ardian Klosi në një shkrim të vetin, ku nënvizonte nevojën që mediat duhet të kufizoheshin në përcjelljen e deklaratave të Berishës, i cili e ka gati një domosdoshmëri daljen në media. Gjithsesi, kjo e Çelës ka një kontradiktë, pasi në përgjigjet e veta, ai e pranon se Berisha është ai që komandon në PD. Për pasojë është ai njeriu nga buron vendimmarrja aty, pra edhe lajmi. Për më tepër dhe kjo është më e rëndësishmja, vetë Berisha prej kohësh deklaron që është dashnor i fjalës së lirë. 

Më shumë në: http://gazetadita.al/blerim-cela-pd-ska-me-lider-basha-pa-fuqi-saliu-si-shabe-hundderri/

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.