Ukrainë, protestat përhapen përtej Kievit. Opozita dhe presidenti Yanukovich sot zhvillojnë bisedime

Postuar në 23 Janar, 2014 11:43

Protestat në Ukrainë janë përhapur tej kryeqytetit Kiev. Ndërkohë që pritet të mbahen bisedime mes presidentit të vendit, Viktor Yanukovych dhe tre drejtuesve opozitarë, disa protestues në Lviv detyruan guverantorin e zonës që të japë dorëheqje. Kështu buriem të tjera flasin për protesta edhe në katër qytete të tjera të Ukrainës që prej javësh vlon nga protestat dhe zemërimi kundër qeverisë. Aktualisht opozita, ka bërë një ultimatum për zgjidhje të krizës dhe nuk dihet nëse bisedimet e parashikuara për t’u zhvilluar sot në mbrëmje do të japin ndonjë rezultat ose jo. Gjithsesi duhet thënë se kriza ukrainase ka tërhequr vëmendjen maksimale të faktorit ndërkombëtar, sidomos pas vdekjes së dy protestuesve dje në Kiev.

Më shumë në: http://www.bbc.co.uk/news/world-europe-25868765

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.