Arkiv-Lajme

Egjipt, tre vjet nga “Pranvera”, ende të vrarë në rrugët e Kairos

Postuar në 26 Janar, 2014 02:50

Rreth 30 persona janë vrarë dhe 150 të tjerë janë plagosur në përleshjet në Egjipt, teksa vendi shënon përvjetorin e kryengritjeve të vitit 2011, që çuan në rrëzimin e presidentit Hosni Mubarak.  Protestues rivalë, mbështetës dhe kundërshtarë të qeverisë-ushtarake, zhvilluan demonstrata në kryeqytetin Kairo. Por policia ndërhyri ndaj protestave anti-qeveritare me gaz lotësjellës dhe raportohet se në Kairo dhe Aleksandri pati arrestime.

Megjithëse të varfër, shqiptarët kanë një kulturë finaciare për t’u admiruar, njëlloj me vendet më të zhvilluara evropiane

Postuar në 25 Janar, 2014 15:04

Banka e Shqipërisë ka bërë një anketim lidhur me kulturën financiare të shqiptarëve dhe ka vërejtur rezultate surprizuese. Të pasur apo të varfër, shqiptarët kanë kulturë të konsiderueshme financiare, madje në nivele të ngjashme me atë të vendeve të zhvilluara.

Gazeta Express për Rita Orën e Adnan Januzajn: Po vijnë, po vijnë ...

Postuar në 25 Janar, 2014 14:49

“Rita po vjen, … edhe Adnani” – ky është titulli i një lajmi të shoqëruar me një numër fotografish që ëhstë vënë në krye të faqes së gazetës ‘Express’ të Prishtinës. Është fjala për këngëtaren Rita Ora dhe për futbollistin Adnan Januzaj, që të dy të suksesshëm e të famshëm në Britaninë e Madhe e në tërë botën. Nuk ka asgjë konkrete për të raportuar lidhur me ta, por gazetarët e këtij portali janë të entusiazmuar ngaqë ata kanë pushtuar vëmendjen e mediave të botës, dhe gjejnë te ky fakt një motiv krenarie kombëtare.

Refugjatët radikalë të luftës siriane, problem për Evropën

Postuar në 25 Janar, 2014 14:25

Në një lajm të DW, thuhet se Komisioni Europian ka nisur një program special lidhur me refugjatët radikalë që ka shkuar për të luftuar në Siri dhe që tashmë po kthehen. Ky program do të ndihmojë në identifikimin e ambjenteve ekstremiste në vendet anëtare të BE dhe do të ndihmojë për t’i integruar sërish në shoqëri këta të rinj.

Gjiknuri: Në KESH kanë blerë një skaf sikur të ish një yacht

Postuar në 25 Janar, 2014 12:36

Skandalet që lidhen me abuzimin me postin zyrtar në Shqipëri janë ndonjëherë gtë pabesueshme. E tillë është dhe ajo që ka të bëjë me skafin e blerë për nevojat e hidrocentralit të Komanit me çmimin 38 mijë euro, ose 357 milionë lekë. Është blerë me çmim shtatë herë më të lartë se sa ai real. Këtë e ka zbuluar auditi i KESH-it, dhe pas kësaj është çuar për ndjekje penale ish drejtori i këtij hidrocentrali, Arben Çani.

Të gjitha gazetat flasin për arrestimin e Ilir Kupës; thuhet se është një nga “babagjyshët”

Postuar në 25 Janar, 2014 12:24

Ilir Kupa quhet njëri prej shqiptarëve që janë arratisur nga burgu i Trikallas në mars të vitit të shkuar. Gazetat e ditës së sotme janë fokusuar të tëra te lajmi i arrestimit të tij. Është gjurmuar bashkëshortja e tij, dhe kështu, pas një viti ka përfunduar në pranga vetë Kupa. Vëmendja e madhe mediatike ndaj kësaj ngjarjeje ka të bëjë me faktin që ky i fundit – këtë e thotë policia – dyshohet të jetë një nga babagjyshët e vitit të ri që grabiti qëndrën tregëtare në prag të Vitit të Ri.

Fatos Dervishi, ish Prokurori i Berishës, flet për 21 janarin; por nuk vë pikat mbi ‘i’

Postuar në 25 Janar, 2014 09:20

Fatos Dervishi, ish zv. Prokurori i Përgjithshëm në periudhën 1992-1997, njeriu i afërt me Sali Berishën në ato vite, dhe ai që u njoh si prokurori i çështjes “Nano”, ka dhënë një intervistë për Shqiptaren.com dhe aty flet edhe për çështjet e nxehta që kanë të bëjnë me zhvillimet e këtyre kohëve të fundit në Shqipëri. Flet konkretisht dhe për 21 janarin 2011. Publikimi i intervistës së tij është bërë me bujë, por në thelb nuk është se thuhen gjëra të mëdha. Ja ç’thotë ai për 21 janarin: “21 janari është një çështje shumë komplekse, ka shumë aktorë por dhe shumë veprimtarë aty brenda.

BERZH: Politika fiskale e qeverisë? Ok, por nuk rrit ekonominë

Postuar në 25 Janar, 2014 09:08

BERZH (Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim) ka publikuar një raport, në të cilin nënvizohet gjendja e vështirë ekonomike në Shqipëri dhe parashikohen kohë të vështira. Rritja e konomike do të mbetet, sipas parashikimit të kësaj banke, në nivele të ulta, pavarësisht ndërrimit të qeverive, dhe kjo për shkak të problemeve në sistemin bankar, e vështirësive që ka hasur biznesi vendas kohët e fundit. Por në raport flitet dhe për një efekt të politikës së re fiskale të hartuar tok me FMN-në. Kodi i ri fiskal nuk do mundet t’i japë shtytje ekonomisë.

Ukraina në prag të destabilizimit

Postuar në 25 Janar, 2014 06:18

Presidenti ukrainas, Viktor Janukoviç bëri një tërheqje, duke premtuar ribërjen e qeverisë dhe shfuqizimin e ligjeve që përmbajnë sanksione të forta kundër protestuesve. Këtë premtim ai e bëri pas një takimi që ka patur me komisionerin e BE-së, Stefan Fule. Ndërkohë, ai ka rënë dakord që të takohet me opozitën e për të gjetur një zgjidhje paqësore të kësaj situate.

DITA: Kaç Islami, “i madh mes të mëdhenjve”, fitimtar i rrethuar nga mediokrit!...

Postuar në 25 Janar, 2014 06:06

Në DITA botohet sot ky shënim mbi Kaç Islamin, ku nga një intervistë e fundit e tij në media, është  shkëputur vetëm përgjigja e një pyetjeje: faktit se si është përjetuar politikisht kalimi i tij nga PS te PD. Islami përgjigjet: “Do të kërkoja ndjesë për mungesën e modestisë për të cituar një shkencëtar që e kam shumë për zemër, Albert Anshtajn, i cili thotë se “Shpirtrat e mëdhenj gjithmonë janë sulmuar nga mediokrit. Këta të fundit nuk mund ta kuptojnë kur një person nuk i nënshtrohet paragjykimeve të trashëguara dhe përdor me kurajë inteligjencën e tij.”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme