Refugjatët radikalë të luftës siriane, problem për Evropën

Në një lajm të DW, thuhet se Komisioni Europian ka nisur një program special lidhur me refugjatët radikalë që ka shkuar për të luftuar në Siri dhe që tashmë po kthehen. Ky program do të ndihmojë në identifikimin e ambjenteve ekstremiste në vendet anëtare të BE dhe do të ndihmojë për t’i integruar sërish në shoqëri këta të rinj.
Ata janë vetëm disa qindra, por mund të kthehen në një rrezik për Europën: të rinj që shkojnë i bashkohen luftës në Siri dhe më pas kthehen të radikalizuar. Ata mund të përgatisin atentate, të themelojnë rrjete islamike dhe mos tregojnë shokët e tyre para policisë. Një gjë e tillë mund të ndodhë në çdo vend të BE, paralajmëroi Komisionerja për Çështjet e Brendshme Cecilia Malmström në mbledhjen e Ministrave të Brendshëm në Athinë.
Shumë qeveri Europiane nuk shohin si kërcënim vetëm të kthyerit radikalë nga Siria, por edhe refugjatët nga ky vend janë një problem. Numri i refugjatëve që kanë ardhur në Europë deri tani, është shumë i vogël në krahasim me numrin e atyre që kanë shkuar në vendet fqinje si Turqi, Jordani apo Libi.
Vetëm pak refugjata kanë ardhur në Europë dhe pjesa më e madhe e tyre janë në Gjermani dhe Suedi. Komisioni përpiqet ‘çdo ditë' të ndihmojë në sistemimin e tyre, por kjo është njëra anë, ana tjetër është se ç’do të bëhet për reabilitimin e tyre, pyet DW.
Zh.
Add new comment