BERZH: Politika fiskale e qeverisë? Ok, por nuk rrit ekonominë

Postuar në 25 Janar, 2014 09:08

BERZH (Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim) ka publikuar një raport, në të cilin nënvizohet gjendja e vështirë ekonomike në Shqipëri dhe parashikohen kohë të vështira. Rritja e konomike do të mbetet, sipas parashikimit të kësaj banke, në nivele të ulta, pavarësisht ndërrimit të qeverive, dhe kjo për shkak të problemeve në sistemin bankar, e vështirësive që ka hasur biznesi vendas kohët e fundit. Por në raport flitet dhe për një efekt të politikës së re fiskale të hartuar tok me FMN-në. Kodi i ri fiskal nuk do mundet t’i japë shtytje ekonomisë. “Qeveria e re është angazhuar të përmirësojë klimën e biznesit dhe një marrëveshje e re është arritur me Fondin Monetar Ndërkombëtar, e cila pritet të forcojë stabilitetin fiskal,” vëren raporti, dhe menjëherë më pas ka një “por”: “Por shtrëngimi fiskal i kushtëzuar nga marrëveshja me Fondin Monetar do të frenojë efektet pozitive që vijnë rritja e pritshme e kërkesës së huaj dhe asaj të brendshme”.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.