Arkiv-Lajme
Debate në Komisionin për Politikën e Jashtme për kandidaturën e Ermir Gjinishit. Blushi: “Gjinishi, partizan i futjes së ferexheve në arsim”. Gjinishi: “Nuk kam cenuar shtetin laik”
Prezantimi i tre kandidaturave për ambasador ka provokuar debate në Komisionin Parlamentar të Marrëdhënieve me Jashtë. Shkak është bërë propozimi nga Ministria e Jashtme i Ermir Gjinishit si ambasador në Arabinë Saudite. Gjinishi ka qenë më herët një pjesëtar aktiv i komunitetit mysliman të Shqipërisë dhe është përshirë shpesh në debatet për religjionin. Me këtë rast, deputeti socialist, Ben Blushi ka bërë një ndërhyrje në komision, ndërhyrje e cila ka shtruar në fakt një problem jo të vogël. Sipas Blushit, me qëndrimet e veta Gjinishi ka cenuar parimet e shtetit laik.
Partnerët e “rinj” tregtarë të Shqipërisë: Turqia në vend të dytë, Kina në vend të tretë. Greqia zbret në vend të katërt
INSTAT-i ka njoftuar dje një ndryshim jo pa rëndësi në marrëdhëniet e Shqipërisë me jashtë. Është fjala për raportet tregtare të cilat duket se një vend si Greqia, i cili ka qenë në dyshen e parë, e ka zbritur në vendin e katërt. “Gazeta Shqiptare” njofton sot se në vend të parë qëndron ende Italia, në vend të dytë ka kaluar Turqia, kurse në vend të tretë Kina. Është padyshim një ndryshim domethënës, ndonëse në total, INSTAT nënvizon se tregtinë me Shqipërinë dhe nga Shqipëria e dominojnë vendet e BE-së me 65.7% të të gjithë vëllimit.
s.z
Akuzat për përfitim, ish-ministri Ksera mbrohet: “Më sulmojnë se jam grek”
Ish-ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera është akuzuar së fundmi nga pasuesja e tij, Eglantina Gjermeni, se ka përfituar një kredi të butë duke u deklaruar si i pastrehë. Sipas Gjermenit kjo nuk qëndron dhe është në shkelje të ligjit. Por për Kserën kjo duket se nuk ka vlerë, pasi ai ka dalë sot në “Gazeta Shqiptare” me një mbrojtje politike për veten. “Unë e konsideroj një sulm politik për shkak të minoritetit që përfaqësoj”, është shprehur Ksera.
2013, 108 milionë euro abuzime me financat publike
108 milionë euro është dëmi i shkaktuar nga abuzimi me financat publike në vitin 2013. Gazetat kanë publikuar sot raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili ka zbardhur shkeljet e bëra nga zyrtarë të shtetit. Për të gjitha këto, KLSH-ja ka propozuar marrjen e masave për 1100 raste, nga të cilat 34 janë kallëzime penale për 100 nëpunës të administratës publike. Të gjitha këto janë zbardhur nga vetë kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj në analizën vjetore të institucionit ku ishte i pranishëm Presidenti i Republikës dhe Prokurori i Përgjithshëm.
s.z
Skandal në Shtabin e NATO-s, atasheu shqiptar vetëshpallet Admiral
Kistaq Gërveni, atasheu ushtarak i Shqipërisë në NATO është përfshirë në një skandal tjetër, pas atij të paktit detar me Greqinë.
Gazeta Shqiptare raporton se Gërveni rezulton të jetë vetëgraduar Admiral pa asnjë lloj dekreti të firmosur nga presidenti i Republikës.
Nard Ndoka “godet” sërish: Në Partinë Demokristiane ka shumicë myslimanësh
I ftuar në emisionin "Tete a Tete" të gazetarit Artur Nura në A1 Report, kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka iu përgjigj disa pyetjeve, si ajo lidhur me konotacionin fetar të PDK-së, marrëdhëniet me socialistët dhe demokratët, performancën e partisë etj. Lidhur me pyetjen e parë, për të përjashtuar kategorikisht ngjyrimin fetar Ndoka deklaroi se ka 4 përfaqësues me përkatësi myslimane të zgjedhur në Vlorë, por dhe Shkodër. Sipas tij, në fakt shumica e përfaqësuesve të partisë janë myslimanë. “Në partinë time ka një shumicë myslimanësh. Ata janë në poste përfaqësuese.
Shënim: Vrasje si në Siri e Irak?
Ka disa ditë që eksponentë të opozitës po deklarojnë se numri i vrasjeve në Shqipëri po bëhet i krahasueshëm me atë të numrit të vrasjeve në Siri e Irak (Ngjashëm, opozita e djeshme deklaronte shpesh se numri i vrasjeve në Shqipëri po bëhej i krahasueshëm me atë të numrit të vrasjeve në Afganistan). Por ç’thonë të dhënat zyrtare të OKB-së për vrasjet në vende të ndryshme të botës?
Shtresat “në nevojë” nga çdo nivel, përfitime milionash me kredi dhe ndihma
Dy momente trajtimesh financiare për “shtresat në nevojë” po publikohen këto ditë, me kulm ditën e sotme. Nga njëra anë, është lajmi i 145 zyrtarëve që kanë përfituar kredi të butë strehimi në mënyrë të kundërligjshme. Në listën që ka publikuar edhe deputeti Erion Braçe, figuron ndër të tjerë ministri i Punës Sociale nën kryeministrin Berisha, Spiro Ksera, dhe drejtues të tjerë të ministrisë që nuk hezitoi të siguronte “shanse të barabarta” për krerët e saj.
Në Siri qenkëshin edhe tre bashkëfshatarë të Bledar Hamzës. A kanë ndonjë shifër organet shtetërore?
28-vjeçari Bledar Hamza, nga fshati Leshnicë i rrethit të Pogradecit, ishte larguar drejt Sirisë bashkë me bashkëshorten dhe me vajzën 2-vjeçare, ndërsa priste të sillte në jetë edhe një tjetër fëmijë, thotë News 24. Familjarët tregojnë se 28-vjeçari, lajmi për vrasjen e të cilit mbërriti sot, prej kohësh ishte përqëndruar tek feja islame dhe asnjëherë nuk e tregoi vendndodhjen e tij të vërtetë. Ata tregojnë se 28-vjeçari u kishte thënë familjarëve se ndodhej në Arabi dhe askush nuk shqetësohej për fatin e tij.
Protestojnë studentët e Prishtinës kundër rektorit, policia ndërhyn ashpër
Studentët e universitetit të Prishtinës kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të rektorit Ibrahim Gashi, pas bërjes publike të skandaleve brenda stafit akademik në këtë Universitet: Diploma doktorature false, artikuj “shkencorë” të botuar në media fantazmë etj. Por protestat e përshkallëzuara të tyre përfunduan me arrestime masive dhe përplasje, njofton TCH. Policia ndërhyri për lirimin e mjediseve shkollore, por pas rezistencës së studentëve për t'u larguar nga rektorati ka reaguar edhe njësia speciale e Policisë që largoi me dhunë studentët deri jashtë rrethinave të ndërtesës.