Skandal në Shtabin e NATO-s, atasheu shqiptar vetëshpallet Admiral

Postuar në 29 Janar, 2014 01:13

Kistaq Gërveni, atasheu ushtarak i Shqipërisë në NATO është përfshirë në një skandal tjetër, pas atij të paktit detar me Greqinë.
Gazeta Shqiptare raporton se Gërveni rezulton të jetë vetëgraduar Admiral pa asnjë lloj dekreti të firmosur nga presidenti i Republikës.

“Gërveni është graduar Kundëradmiral me dekret të ish-kreut të shtetit, Bamir Topi në Nëntor 2009. Dhe prej atij viti ai vazhdon të mbajë zyrtarisht këtë gradë edhe sot. Por në NATO, atasheu ynë ushtarak prezantohet me një tjetër gradë, atë të Admiralit, më të lartë se edhe të vetë Shefit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major, Jeronim Bazos. Skandali është zbuluar gjatë takimit të 170-të të shefave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s dhe atyre partnere të zhvilluar rreth një javë më parë në selinë e Aleancës në Bruksel.” – shkruan GSH.

Siç shihet edhe nga foto (në qendër me uniformë të errët), Kristaq Gërveni fshfaqet me gradën madhore të Admiralit në krah. Grada Kundëradmiral sipas rregullores është ideuar me një vizë të trashë dhe një të hollë me sfond në ngjyrë të verdhë. Ndërkohë që grada që mban në krah Gërveni është me një vijë të trashë dhe tri vija të holla që korrespondon me atë të Admiralit.

I kontaktuar nga GSH, Shtabi i Përgjithshëm i FA ka paralajmëruar se ndaj Kristaq Gërvenit priten të merren masa ndëshkimore.

Ky nuk është rasti i parë kur Kundëradmirali shfaqet me këtë uniformë. Ai gjithashtu është prezantuar si  Admiral edhe gjatë takimit të 23 tetorit 2013 në Bruksel në krah të ministres Mimi Kodheli.

 

/a.R/

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Ky i pa ftyrë duhet të zhduket sa më parë nga forcat e armatosur është i pa denjë për të qënë pjestar i sajë</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.