Arkiv-Lajme
Raporti i UNESCO-s: 830 milionë analfabetë në mbarë botën
Arsimi duket se është një nga sektorët ku dështimi është në rrafsh global. Dojçe Vele shkruan sot se raporti i UNESCO-s “Arsim për të gjithë” që u prezantua në Adis Abeba jep disa shifra që janë vërtet alarmante. Kështu 57 milionë fëmijë në botë nuk shkojnë në shkollë, ndërkohë që 774 milionë të rritur janë analfabetë. Gjithsesi në lidhje me numrin e njerëzve që arsimohen ka përparime. Është cilësia ajo që ka pësuar përkeqësim.
100 vjet nga Lufta e Parë, Gavrilo Princip-një terrorist për Europën, një hero për serbët
Gavrilo Princip ishte një luftëtar i lirisë. Ky është mendimi i Mitropolitiit të Kishës Ortodokse Serbe të Malit të Zi, Amfilohije, i cili ka dënuar tentativat për rishikimin e historisë. Sipas tij kjo është një punë e atyre që duan të fshehin gjurmët e krimit që kryen. “Ata që filluan luftën dhe ishin nxitësit kryesorë të këtij krimi botëror duan të pastrojnë emrat e tyre para Zotit dhe historisë. Gavril Princip thjesht po mbronte lirinë e popullit të vet”, tha Amfilohije. Këto deklarata vijnë në këtë vit, i cili përkujtohet në Europë meqenëse është 100-vjetori i Luftës së Parë Botërore.
Policia deklaron rezultatet e operacionit “anti-tritol”
Edhe politika shqetësohet për krimin. Aq sa raporton në media, te partnerët ndërkombëtarë, ose shkruan në Facebook
Qeveria i heq 18 000 ha AKKP-së. Do kalojnë për koncesione dhe qira
Qeveria ka vendosur sot që t’i heqë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave 18 076 ha tokë, pronë e ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe ish-institucioneve kërkimore dhe t’ia kalojë atë Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujerave. Në të njëjtin vendim, qeveria ka shfuqizuar disa akte të mëparshme të qeverisë “Berisha” lidhur me fondin e caktuar për kompensim fizik të ish-pronarëve. Kështu shfuqizohen germa “c” e pikës 1 të vendimit nr. 567, datë 5.9.2007, vendimi nr. 868 datë 2008, pika 1 e vendimit nr.
Aksion i gjerë i policisë. Zbulohen 10 bomba me celular në Tiranë, paralajmërohen arrestime edhe në Vlorë
Nuk kanë kaluar as disa orë nga arrestimi në Rinas i një shtetasi që dyshohet se qëndron pas atentateve me eksploziv ndaj prefektit Besnik Dervishi dhe kryekomunarit Fredo Berberi dhe policia e shtetit është hedhur në një aksion të gjerë për zbulimin e autorëve të tjerë. Mediat njoftojnë se nën vëzhgim janë mbajtur të paktën 10 persona, ndërkohë që në Rrugën e Kavajës, në një banesë janë gjetur 10 bomba me celular dhe disa municione luftarake. Aksione të ngjashme pritet të zhvillohen edhe në Durrë dhe Vlorë.
Ndalohet në Rinas një person që dyshohet për atentatet ndaj prefektit Besnik Dervishi dhe kryekomunarit Fredo Berberi
Balkanweb njofton se në Rinas është arrestuar një shtetas, Marjon Mitro, i cili dyshohet se është autori i vendosjes së eksplozivit në makinën e prefektit të Vlorës Besnik Dervishi dhe të kryekomunarit Fredo Berberi. Arrestimi është bërë pas një urdhri të gjykatës. Nëse vërtetohet që ky shtetas është autor për të dyja ngjarjet, atëherë aludimi i djeshëm i ministrit të Brendshëm se pas shpërthimeve ka një orkestrim, mund të rezultojë i vërtetë.
s.z
INUK do të veprojë me kompetenca të plota për prishjen e objekteve. Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesën e PD-së
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të shpallur si antikushtetues vendimin e qeverisë që i jep Inspektoriatit Ndërtimor Urbanisitik Kombëtar kompetencat për të ndërhyrë në prishjen e ndërtesave në mbarë territorin e vendit. “Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) i ushtron pa asnjë kufizim paraprak kompetencat e përcaktuara në nenet 9, 10 e 10/1 të ligjit nr.
Braho: “Serveri i tatimeve i pasigurtë. Janë konstatuar ndërhyrje të shpeshta nga jashtë”. Ndërkohë ish-shefi i IT-së punësohet në Bashki
Kryetari i Komisionit Partlamentar të Sigurisë, Spartak Braho ka dalë me qëndrime të reja për sa i përket çështjes së serverit të tatimeve. I ftuar në A1 report, Braho ka deklaruar sistemi I ndërtuar nuk përligj as shumën e caktuar për të që sipas tij ishte 10.5 milionë euro. “Ky është një sistem që është marrë një kredi 10.5 milionë euro dhe duhej të ishte një sistem i lartë. Ato hekurishte që janë montuar nuk vlejnë më shumë se 300-400 mijë euro”, ka thënë Braho. Sipas tij sistemi është i pasigurtë dhe se ai është aksesuar disa herë.
4 autorë për ngjarjen e autobusit në Tepelenë. Policia: “Akti është kryer nën efektin e hashashit”
Ngjarja e ndodhur pak ditë më parë, kur autobusi i linjës Athinë-Tiranë u qëllua nga njerëz të panjohur dhe ku një qytetar humbi jetën, duket se ka tanimë autorë të njohur. Policia ka arrestuar sot katër të dyshuar: Klajdi Tringa, Besmir Ruçi, Jurgen Lola dhe gentian Beqiraj, të gjithë poshtë moshës 30 vjeç. Sipas njoftimeve paraprake bëhet e ditur se të rinjtë kanë bërë planin një natë më parë në fshatin Vasjar, por në ndryshim nga çfarë ndodhi, ai synonte grabitjen e autobusit. Duket se plani nuk ka ecur, ata nuk kanë arritur të ndalin autobusin dhe pastaj kanë qëlluar mbi të.