100 vjet nga Lufta e Parë, Gavrilo Princip-një terrorist për Europën, një hero për serbët

Gavrilo Princip ishte një luftëtar i lirisë. Ky është mendimi i Mitropolitiit të Kishës Ortodokse Serbe të Malit të Zi, Amfilohije, i cili ka dënuar tentativat për rishikimin e historisë. Sipas tij kjo është një punë e atyre që duan të fshehin gjurmët e krimit që kryen. “Ata që filluan luftën dhe ishin nxitësit kryesorë të këtij krimi botëror duan të pastrojnë emrat e tyre para Zotit dhe historisë. Gavril Princip thjesht po mbronte lirinë e popullit të vet”, tha Amfilohije. Këto deklarata vijnë në këtë vit, i cili përkujtohet në Europë meqenëse është 100-vjetori i Luftës së Parë Botërore. Njësoj si në Serbi, edhe në Gjermani ka nisur një debat mbi përgjegjësit e LIB-së, shkaku zyrtar i së cilës ishte atentati i Sarajevës ku mbeti i vrarë Arkiduka Ferdinand i Austro-Hungarisë.
Linku: http://tanjug.rs/news/113737/amfilohije--gavrilo-princip-was-freedom-fighter.htm
s.z
Comments
"shkaku zyrtar i së cilës

"shkaku zyrtar i së cilës ishte atentati i Sarajevës ku mbeti i vrarë Arkiduka Ferdinand i Austro-Hungarisë."

po i LIIB,"se polonia ishte në kufi me gjermaninë"?

për çdo luftë duhet një shkak!!

shkaku mund të gjëndet gjithnjë dhe kudo!!

helenët gjetën shkakun e helenës për të sulmunar trojën të tjerët shkaqe të tjera shumë herë të sajuara vetë nga agresorët!në fund të fundit luftrat fillojnë për shkaqe ekonomike!paraja,grykësia për pasuri dhe pushtet fillon luftërat!!shkaqe të tjera ka pasur boll,shumë më të forta se aqiduka ferdinand,por nuk kanë plasur luftëra!të përpiqesh të quash këtë atentat shkaktar të luftës së I-rë është një injorancë cinike!

është njëlloj si të thuash se po të kishte fituar hitleri gjithë bota do të ishte si gjermania e sotme!do të thotë që të tregohesh aq injorant dhe të mos kesh mësuar aspak nga historia!fitorja e hitlerit do të kishte futur të paktën europën në mesjetën e dytë!por vullneti për liri dhe fati bëri që ne të mbeteshim të lirë e të përparonim!gjithashtu humbja e gjermanisë nuk i ngarkoi atij populli fajin për mesjetën e dytë europiane!të parën e kanë akoma në kuriz!

Add new comment