Arkiv-Lajme
Sulmi ndaj autobuzit, ndërron jetë i plagosuri 25 vjeçar. Policia, 10 mijë euro në dispozicion për kapjen e grabitësve
Ka ndërruar jetë pas plagëve të marra një prej personave që mbetën të plagosur pas sulmit ndaj autobusit të linjës së Athinës. Policia bën me dije se 25-vjeçari Laurent Tabaku humbi jetën rreth orës 15:00 të ditës së sotme në spitalin e Fierit. Për shkak të gjendjes kritike ai nuk mund të transportohej drejt Tiranës. Policia ka vënë në dispozicion shumën 10 mijë euro për personat që do të japin informacion të vlefshëm për kapjen e autorëve të ngjarjes si dhe numrin 0694102732 ku mund të jepet informacioni.
Adoleshenti i plagosur me thikë në gjimnazin “Partizani”, e ëma bën thirrje për dhurim gjaku
Sherr pas ngacmimit të një vajze, dhe një 16 vjeçar nxjerr thikën dhe ja ngul shokut të klasës. Ngjarja e paradites së sotme tek gjimnazi “Partizani”, pati për autor Denis B, dhe për viktimë Feridon B, i cili është goditur në arterien femorale dhe e ëma bën thirrje për dhurues gjaku, pasi i biri ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Ajo ka bërë thirrje përmes "A1Report" për dhurim gjaku, grupi A negativ.
Rama prezanton Crown Agents dhe jep një ilustrim ekzotik për imazhin e doganierit
Kryeministri ishte sot në prezantimin e ekipit prej 12 pjesëtarësh për asistimin në punën e doganave shqiptare, nën drejtimin e Dejvid Smith. Rama foli jo vetëm për rritjen e perfomancës financiare që do të kenë këtej e tutje doganat shqiptare, por edhe për nevojën e ndryshimit të profilit të doganierit.
Papa lutet për Ukrainën, por sorra sulmon pëllumbat e paqes. Shenjë e keqe?
Tema kryesore e meshës së djeshme të Papës Françesk I nga sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan, ishte një lutje për të filluar një dialog konstruktiv mes palëve në Ukrainë dhe për të ndaluar protestat që kanë përfshirë vendin prej disa kohësh. Papa bëri thirrje për t'i dhënë fund përleshjeve. Por pëllumbat e lëshuar nga Papa pas kësaj lutjeje, si mesazh i shpresës për paqe,
Tahiri kërkon mbylljen urgjente të numrave celularë pa pronarë. Arsyeja, atentatet me eksplozivë
Ministria e Brendshme kërkon mbylljen e menjëhershme të numrave aktivë të telefonisë celulare, për të cilët nuk ka një pronar të individualizuar si dhe mbylljen e menjëhershme të numrave të tepërt të regjistruar në emrin e të njëjtit person. Kërkesa e ministrit Tahiri i është drejtuar Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vjen si një masë parandaluese pas rasteve të shpërthimeve të automjeteve ditëve të fundit.
Dyshimet për krimet e luftës, EULEX arreston në veri Oliver Ivanoviçin
Eulex ka vënë në pranga Oliver Ivanoviç, politikan serb i lidhur ngushtë me komunitetin në fjalë, në Kosovë. Sipas mediave kosovare, Ivanoviç dyshohet për krime lufte, ndërsa ai është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale.
Operacioni për arrestimin e Oliver Ivanoviç ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm në pjesën veriore të Mitrovicës.
Ivanoviç njihet si kandidat për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut, politikan dhe ish-deputet i Kosovës para shpalljes së pavarësisë .
Janullatos nderohet në Nju Jork, komuniteti shqiptar lajmëron protesta
Fordham University me qendër në Nju Jork, pritet të dekorojë së shpejti kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos.
Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “Illyria” sipas së cilës, Janullatos do të marrë titullin “Doktor Nderi” në Fordham.
Po sipas këtij burimi, një numër veprimtarësh dhe shoqatash shqiptare që operojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë shprehur hapur pakënaqësitë e tyre që në universitet amerikan po ndëron një njeri, që ata e quajnë “uzurpator të kishës shqiptare”.
AK bie dakord me AMC-në dhe Plus-in: Në tregun e telefonisë celulare ka probleme me konkurencën
Në revistën Monitor është publikuar një artikull lidhur me telefoninë celulare, dhe në thuhet se, pas ankesave të AMC-së dhe Plus-it, Autoriteti i Konkurencës ka kryer një hetim që ka zgjatur në kohë, dhe në fund ka dalë me vendimin nr. 303 “Për mbylljen e hetimit të thelluar në tregun e telefonisë celulare me pakicë ndaj ndërmarrjes ‘Vodafone Albania’ sh.a dhe rekomandime për Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare”.
Shqiptarët humbasin Ulqinin, fiton partia e Gjukanoviçit në zgjedhjet lokale
Ulqini, një komunë me shumicë shqiptare që prej vitesh është drejtuar nga një shqiptar, pas zgjedhjeve të fundit lokale në Malin e Zi do të “ndërrojë dorë”. Pas rezultateve të zgjedhjeve të së dielës, partia e Milo Gjukanoviçit ka arritur të marrë shumicën e mandateve në Asamblenë e Ulqinit. Pas 24 vjetësh, kjo komunë me shumicë shqiptare nuk do të udhëhiqet nga një parti shqiptare.
Pritë në mesnatë autobuzit të Athinës, dy të plagosur pranë Tepelenës
Një sulm i armatosur me synim grabitjen ka ndodhur sot 1 orë e 20 minuta pas mesnatës, në aksin Tepelenë-Krahës, në drejtim të autobusit të linjës Athinë-Tiranë me targë AA 578 GC. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20 minuta të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Tepelenë-Krahs, në vendin e quajtur Mogila. Dy të plagosur u shkaktuan si pasojë e të shtënave, pasagjerët Laurent Tabaku, 23 vjeç nga Elbasani dhe 19-vjeçarja Q. Xhihani.
