Tahiri kërkon mbylljen urgjente të numrave celularë pa pronarë. Arsyeja, atentatet me eksplozivë

Postuar në 27 Janar, 2014 06:44

Ministria e Brendshme kërkon mbylljen e menjëhershme të numrave aktivë të telefonisë celulare, për të cilët nuk ka një pronar të individualizuar si dhe mbylljen e menjëhershme të numrave të tepërt të regjistruar në emrin e të njëjtit person. Kërkesa e ministrit Tahiri i është drejtuar Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vjen si një masë parandaluese pas rasteve të shpërthimeve të automjeteve ditëve të fundit. Në letrën drejtuar kreut të Këshillit Drejtues të AKEP, Pirro Xhixho, Ministria e Brendshme kërkon t’i jepet fund tregut të paligjshëm të kartave celulare. Arsyeja është e qartë: Nga hetimet mbi disa çështje me rrezikshmëri kriminale të theksuar është evidentuar një element i përbashkët që mund të ketë lehtësuar kryerjen e veprimtarisë kriminale: numrat celularë pa pronar të identifikuar. Faktikisht, numra celularësh shiten edhe në rrugë nga ambulantët, dhe duket se atentatorët e eksplozivëve me celular kanë se ku t’i gjejnë kartat telefonike të aktivizuara, pa u ekspozuar vetë.

a.k

Comments

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Tahiri me me propozimin per mbylljen e kartave celulare "pa pronare" tregohet edhe njehere diletant. E para, ka vende ne Evrope dhe ne bote ku kartat sim mund te blihen ne menyre anonime. Persa kohe Shqiperia eshte pjese e rrjetit nderkombetar te telefonise celulare, eshte e pamundur te shmangesh bombat me celular nepermjet ndalimit te kartave sim anonime. Tahiri mund te urdheroje si mase kunder ketij lloj krimi edhe ndalimin e  perdorimit te celulareve dhe kthimin tek telefonat fikse, ose ndalimin e qarkullimit te makinave (dy miza me nje pallaske: bombat dhe kundravajtjet), ose t'i bier shkurt dhe te shpalle shtetrrethim 24x7, qe gjithkush te jete i sugurt ne shtepi te vet. Por ketu perfundon edhe ironia!

Se dyti, meqenese ka propozuar edhe mbylljen e numrave "te tepert" per te njejtin person: C'taksirat kam une qe kam disa numra, prej te cileve dy ose tre mund t'i mbaj mbyllur per nje kohe dhe t'i hap kur kam nevoje ose me do qejfi?

Tahiri me keto propozime tregon se pari diletantizmin e tij, se dyti mentalitetin e tij prej diktatoruci, i cili i dehur nga vetvetja e djeg te njomin me te thatin ose e derdh foshnjen bashke me ujet e govates.

Submitted by bbb (not verified) on

Ku ka karte SIM anonime more...??? Cflitni brockulla...Cdo numer celulari eshte i rregjistruar dhe policia ka database per cdo numer.  Numrat celulare nuk dalin ne Yellow Pages por jo se jane anonime...

Submitted by bbb (not verified) on

Nuk jane karta anonime por karta qe punojne me cdo lloj network...pa u rregjistruar numri ne network dmth ne nje kompani(aktivizim)nuk punojne

Submitted by P.A.B (not verified) on

bbb- konceptin e ke korrekt, ne praktike eshte ndryshe. Kartat gjinden lehte. Cdokush ka 4-5-6-7 te vjetra, sic kemi nga 10 chargers (sic) qe na kane zene sirtaret. Ato karta qe i harrosh diku, i perdorin te tjere. Mund te blesh nje telefon qe ka kaluar ne 2-3 duar, eshte i aktivuar. SIM te reja aktivizohen me 1) nje telefonate te thjeshte, jep cdo detaj qe ti do. 2) Me tekst messazhe. 3) Online-form, (Lyca mobile ne mos gaboj e ka te tille) Ne Shq. i ''bllokone te gjitha'' por levizjen e emigranteve, Shqiptareve qe dalin jashte e blerjet online nuk kane si. M.B eshte gabim, jane bere patetike me kete/o deklarata. Diletantizem, karagjozllek, mungese pergjegjsie a ''thirrorja''  se ''tani jemi Ne ne pune e po bejme dicka'' a te gjitha bashke; kush e di. Fakti eshte se kur Drejtori i Policise, personazhi -qe ne kohe paqeje- ka fuqite me te medha operative, logjistike e te specializuara ne shtet, arrin ne ''zgjidhje te tilla'' qytetari ''atje poshte'' jeton nen Frike. Be pune operative, shto vizibilitin e Policise, lidhu me komunitetin, heto ne background, kontrollo kompanite qe perdorin/blejne dinamit/ lende plasese, kancello lejet e policise e ''mos fli gjume'' deri sa te zgjidhet. Kur arrin ''tek zilja e telefoni''  mendohet se persona kaq te vendosur do ngelen ne balte per dy blerje celularesh?

@ Z. Didi, perjashtuar shtete me sistemin tone, (bullgari, indi, kroaci etj) "counterpart-tet" tuaj te kane zili, asnje nuk i ka fuqite tuaja. Perseris, perjashtuar nivelin e vendimarrjes politike, jeni Personi me i Fuqishem sot per sot ne Ekzekutivin Shqiptar ne ''toke-det-e-ajer'' Nen urdherin e rekomandimin tuaj, ju e fusni shtetin Shqiptar ne "Total Lockdown'' bllokoni porte e aroporte, rruge e qytete te tera; per arsye: terrorizmi, mbrojtje kufinjsh, kriminele ne arrati, sanitare/karantine; ne mbrojtje te prones, individit e shtetit. Me ''nje fjale'' mobilizoni nga 5-500- apo 50.000 persona, police e komunitet. Cdo operacion ka firmen, mbikqyrjen e deshtimin/suksesin tuaj. Me respekt, ju nuk jeni ''oficer auditimi'' as ''lajmetar i ankimores'' (s'kontrollojme dot Kartat!) per konstatime e ankesa per Policine qe iku. Jeni i plotfuqishem, pra Fix It. Nekrahasim, Komisioneri i Policise Metropolitane te Londres (me me shume personel  e mjete se ju, e buxhet me te madh se shteti shqiptar) do e kishte zili fuqine tuaj operacionale! Mos te themi se ka kontroll te 5-fishte! [ne bord/ city mayor, IPCC, Qeveri-MB, Media/Op Publik] Nese i duhen 500 police ekstra per nje ndeshje, olimpiade a problem madhor, ai i Lutet tek forcat e tjera, e ministria, nje proces i gjate bureokratik;ku ju paguan shpenzimet, rrogat e over-time ''policeve extra'' Thuhet qe Londra mori Police nga Policia e Kentit hua. (on loan) Ndersa Ju? Deri tani, e qofte me kete deklarate dukeni krejt ''totally out of your depth''  Na deshperuat!

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Ne vendin ku ndodhem aktualisht, brenda BE-se, mund te blesh ne menyre anonime karte sim rimbushese ne cdo dyqan operatori telefonik ose shitesish te autorizuar ose ne dyqane/kjoska cigaresh dhe gazetash. Pa dhene asnje emer mund te disponosh numra celulari pa kufi.

Submitted by bbb (not verified) on

Ore ...Nuk ka karte pa numer....Nuk mund te akivizohet linja pa numer, pa emer...Eshte tjeter pune te mos te dale emri i pronarit te numrit ose numri.  Ka software qe gjene cdo gje...Cdo shtet ka nje keshill rregullator dhe kontrollor te numrave, personave qe posedojne numrat madje eshte e mundur edhe gjurmimi(tracking) i vendodhjes se numrit nga policia apo sherbimet inteligjente...Ke informacion te gabur, minimal

Submitted by Turi (not verified) on

Une them me mire te futen ne burg te gjithe ata qe bejne zile.

Submitted by P.A.B (not verified) on

Ja e dyta. A ka fund marrezia ne ''ate vend''... ne fillim Drejtori i Policise, tani Ministri? Keshtu ndalohen atentatet e luftohet krimi? ''Mos ti leme ambulantet ti shesin kartat ne rruge, ti rregjistrojme te gjithe kartat'' e voila! Pse nuk ''markojne dhe elementet e ajrit'' meqe e paskan gjet shkakun??

@ Ministri - zoteri i nderuar, nese ju e keni kete me gjithe mend apo s'ju kane keq-kuotuar, po paraqiteni me llogjike te pa-afte per te drejtuar Arkivin e Ministrise e Brendshme, jo me te merrni vendime politike.

@ Drejtori i Pergjithshem, kur te kem kohe do shkruaj per 2999 menyra si mund te gjendet nje SIM Card qe vlen nga £5-£2-£1 apo e marrim dhe falas. Ishim nje here Shteti i Vetem dhe i Pare Ateist ne bote, tani pretendoni te kontrolloni cdo karte? Mos, se na MARRUAT!

Meqe ja filluat bllokoni dhe internetin ose bejeni me orar.

Në letrën drejtuar kreut të Këshillit Drejtues të AKEP, Pirro Xhixho, Ministria e Brendshme kërkon t’i jepet fund tregut të paligjshëm të kartave celulare. Arsyeja është e qartë: Nga hetimet mbi disa çështje me rrezikshmëri kriminale të theksuar është evidentuar një element i përbashkët që mund të ketë lehtësuar kryerjen e veprimtarisë kriminale: numrat celularë pa pronar të identifikuar.

Te qash a te qeshesh, u deshen hetime per te ''gjetur'' ate qe thuhet ke dyqani Lymit m'Laprake: Perdorin karta celulari ''untraceable''

You Couldn't Make It Up

Submitted by bbb (not verified) on

Ministri sja ka haberin kesaj pune se celularve. Ka programe kompiuterike qe meund te gjurmojn apo gjejne ku lokalizohet numri i telefonit.

Submitted by Beni (not verified) on

Z. Minister krimi nuk luftohet duke mbyllur kartat sim por duke nxitur ekonominë që të zhvillohet më tej ne menyre qe te hapen vënde të reja pune dhe krijim I nje situate me te mire makro dhe mikroekonomike....

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Ore, po ju te Respublica-s cfare mendimi keni per propozime te tilla? Po te ishte bere para nje viti, nuk do e kishit reflektuar kaq "objektivisht" kete gafe, besoj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.