Rama prezanton Crown Agents dhe jep një ilustrim ekzotik për imazhin e doganierit

Kryeministri ishte sot në prezantimin e ekipit prej 12 pjesëtarësh për asistimin në punën e doganave shqiptare, nën drejtimin e Dejvid Smith. Rama foli jo vetëm për rritjen e perfomancës financiare që do të kenë këtej e tutje doganat shqiptare, por edhe për nevojën e ndryshimit të profilit të doganierit. Ky i fundit sot barazohet me hajdutin në perceptimin e njerëzve, tha Rama, duke dhënë nga ana tjetër një ilustrim që asaj sesi e mendon ai imazhin e doganierit: Një grup doganierësh francezë të pasionuar pas sporteve, morën pjesë në Lojërat Olimpike në Vankuver dhe pas sporteve u rikthyen në punë. “Tani imagjinoni doganierët tanë të bëjnë vrap, i imagjinoni në një maratonë?! Por, kjo jo vetëm për doganierët, kam parasysh këtu dhe politikanët, ndaj jemi të gjithë në një det dhe duhet të dalim prej aty”, tha Rama.
Gjeni më shumë edhe në linkun: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/reforma-ne-dogana-rama-urgjente--crown-agents-lufte-korrupsionit-rrisim-te-ardhurat-169782.html
a.k
Comments
Oh, please, spektakli i dhene
Oh, please, spektakli i dhene mbreme ne TCH ku Rama diskutonte para kamerave mbi problematiken e doganave me kujtoi emisionet e Alfons Gurashit ne TVSH ne kohen e qepes. Se kush ua mbush mendjen ketyre qe me propagande peselekeshe genjen kollaj shqiptaret. Kaq ulet na vleresojne sa te tentojne te shesin te tilla gjera kaq pa vlere? Isha kurioz te shihja ate pjesen ku Rama e pyet ate doganierin "si jon ka shpia?" ose "ca ke bo naj gjo" por sic duket ata qe i kurojne Rames imazhin mund ta kene konsideruar kete pjese pa interes per publikun. Buke e cirk deshet? Qe ku e keni, ka per te gjithe..
Ka nevoje per nje saktesim ne

Ka nevoje per nje saktesim ne pershkrimin e Rames per imazhin e doganierit. Thote Rama:

"(Doganieri) sot barazohet me hajdutin në perceptimin e njerëzve."

Jo vetem kaq! Profili i doganierit shqiptar sot e kater vjet e gjysem eshte sinonim me ate te aktivistit te LSI-se. Nderkohe qe te dy keto terma jane sinonim me ate te hajdutit. Pra ne tipizimin e doganierit shqiptar kemi te bejme me nje trinonim: LSIst-hajdut-doganier. Tani le te na shpjegoje Rama se si do i dale zot ketij problemi:

a. Duke e derguar Ilir Meten ne lojrat olimpike?

b. Duke krijuar trinonimin e tij PS-hajdut-doganier?

ha ha haaa, e forte!!

ha ha haaa, e forte!!

Rama do na behet "queen of

Rama do na behet "queen of hearts" per Shqiperine, ''Dajanizmi'' i Kr-Ministrit as genjen as kend (ditto > bard) e as nuk rrit besueshmerine ne Shtet. Kudo, cdo dite e ''per te gjitha'' ky Kr e ka humbur fillin; posti i tij nuk ben dot mikro-manaxhim. [:) :) @ Alp] Fillojme me ''doganierin-doganier'' i.e. qe nuk vjedh! Do jete me pak i shendoshe e ne merret me not apo me vrap, puna e tij. Kemi degjuar per doganieret por kurre per parada, hobi apo per kohen e tyre te lire. Thjesht ''shkatojne tmerr'' e askush nuk do ti njohe me shume. Deri vone kane qene HM Customs & Excise, me te drejte te hynin kudo dhe te benin arreste [i vetmi institucion qe e ben pa vendim gjyqi, ketu qendronte terrori i tyre] tani u shkrine me Inland Revenue e njihen si HMRS- HM Revenue & Customs; per taksat, kontrabande e doganat. Kane cdo mjet ne dispozicion dhe anije per patrullim, pergjegjes per tafikun brenda-jashte e anasjelltas. Doganieret jane pa arme por Marina Mbreterore e Policia asiston ne operacionet e tyre. Kontaktin e vetem me Doganierin Shqiptar e kam ne Durres +20vite me pare, nje cun i ri donte ta "taksonte" kompjuterin. Ma cito ligjin per nje artikull jo te ri-perdorim vetjak, e kam deklaruar. S'te le te kalosh-tha- eshte shume i madh, ka rregulla shteti si futen gjonat kshu!! Bera pak zhurme. Erdhi ''i madhi'' i Policise, me bark si kamerdare - Ca bo kshu o vlla? Bo burri per i 10.000 leksh?! Po s'ka te drejte, iken dhe njerezit e s'marr dot taxi. Mi jep leket tha. C'te beja, ishte grabitje as bakshish jo. Ja ben me shenje dikujt tek zyra, ai cohet " jam taksisti" tha [brenda ne zyre te shtetit priste taksisti ekstra] mi merr leket ja jep doganierit, e kthehet: Gjynof doganier hesapi, po tani a ti rregullova t'gjitha? Kshu bohen punet jo me protestime. Ai qeshte. Une ika. [Ja kam lexuar emrin deri 6-7 vite me pare si ''oficer i policise'' akrobat do kete qene si se mori fshesa ne gjithe keto ndryshime. Per etike publike s'po ja permend emrin, por sa jane si ai qe e degjeneruan shtetin... . Taksisti, qe me pas i pashe dhe armen, ishte oficer i policise qe punonte ne port]

Doganier=hajdut, eshte e

Doganier=hajdut, eshte e vertete. Por nuk na the ndonje gje te re. Edhe per te gjithe politikanet, te te gjitha llojeve thuhet politikan = kurve. duke na "vjedhur" ne rreth 85 000 euro per tja dhe kompanise angleze CA (nderkohe qe ne i pagujame keta "hajdutet " dhe shefat tyre si Spiropali, Cani ,etj si do te behen keta "burra te mire" ? Apo duke vrapuar ne maratone?

Shume i drjete mendimi Krye

Shume i drjete mendimi Krye Ministrit:tani e tutje jo vetem doganieret, por dhe te gjithe ata qe permenden ai, do te krijojne skuadra futbolli, skuadra voleibolli, ekipe notaresh apo ekipe atletike dhe si me magjo do te shpetojme nga hajdutat, nga korrupsioni i doganiereve dhe nepunesave, dhe i gjyqtareve. SI nuk i ka vajtur mendja njeriu me pare per kete zgjidhje perfekte qe gjeti kryeministri? Pra Doganieret ne rradhe te pare dhe gjith ata qe na komandojne dhe na drejtojne po te meren me sport do te behen te pakorruptueshem! Aferim kush e gjeti ke zgjidhje!

Add new comment