Dyshimet për krimet e luftës, EULEX arreston në veri Oliver Ivanoviçin

Eulex ka vënë në pranga Oliver Ivanoviç, politikan serb i lidhur ngushtë me komunitetin në fjalë, në Kosovë. Sipas mediave kosovare, Ivanoviç dyshohet për krime lufte, ndërsa ai është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale.
Operacioni për arrestimin e Oliver Ivanoviç ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm në pjesën veriore të Mitrovicës.
Ivanoviç njihet si kandidat për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut, politikan dhe ish-deputet i Kosovës para shpalljes së pavarësisë .
Tani, ai mbante postin e sekretarit shtetërorë në të ashtuquajturën Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Eulex bën me dije përmes zëdhënëses Dragana Nikoliç Solomon se nga operacioni pritet të vihen në pranga edhe persona të tjerë të lidhur me krimet e luftës.
a.R
Add new comment