AK bie dakord me AMC-në dhe Plus-in: Në tregun e telefonisë celulare ka probleme me konkurencën

Postuar në 27 Janar, 2014 04:17

Në revistën Monitor është publikuar një artikull lidhur me telefoninë celulare, dhe në thuhet se, pas ankesave të AMC-së dhe Plus-it, Autoriteti i Konkurencës ka kryer një hetim që ka zgjatur në kohë, dhe në fund ka dalë me vendimin nr. 303 “Për mbylljen e hetimit të thelluar në tregun e telefonisë celulare me pakicë ndaj ndërmarrjes ‘Vodafone Albania’ sh.a dhe rekomandime për Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare”.

Në ankesën e bërë thuhej: “…Në treg shohim një fenomen antikonkurrues që lidhet me diferencimin e theksuar të tarifave të thirrjeve brenda rrjetit dhe atyre jashtë rrjetit nga operatorët celularë të konsoliduar në treg, pavarësisht se kostoja për thirrjet brenda rrjetit është e përafërt me koston për thirrjet jashtë rrjetit. Ky fenomen kushtëzon sjelljen e konsumatorit shqiptar, shkakton impakt negativ për konkurrencën e lirë në treg dhe kufizimin e saj për shkaqe që rrjedhin nga diskriminimi në aplikimin e thirrjeve brenda rrjetit dhe atyre jashtë rrjetit…”.

Shkrimin e plotë të Monitorit mund të gjeni në linkun http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/01/27/ak-vodafone-dominon-tregun-e-telefonise-mobile-dhe-ka-shkaktuar-probleme-per-konkurrencen/

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.