Arkiv-Lajme
Studentët e Universitetit Publik “Hasan Prishtina” nisin protestat me moton “T’i kthejmë dinjitetin UP-së”
“T’i kthejmë dinjitetin UP-së”, me këtë moto studentët e Universitetit Publik “Hasan Prishtina” nisin protestën e tyre para Rektoratit. “Filan Rektori”, “Express doktoratura vetëm për 3 min”, “UP e Kosovës, jo e Indisë”, "Krejt Kosova Prof. Dr. Mr", "Zbritje, publikojmë punime shkencore për vetëm 79.99 euro", ishin parullat që mbanin në duar dhe që hidhnin studetët, ndërsa kërkesat ishin tri: Mashtruesit me në krye rektorin Ibrahim Gashi të japin dorëheqjen; policia të fillojë hetimet për mashtrimin disavjeçar; dhe subjektet politike t'i mbajnë duart larg nga universiteti.
Milo: Jemi në negociata me PS për të marrë në qeveri postet që meritojmë
Kryetari i PDS, Paskal Milo, bëri të ditur sot se partia që ai drejton ka nisur negociatat me Partinë Socialiste për përfaqësimin e PSD në qeverinë e majtë. Deklaratat e Milos erdhën gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues të Partisë, ndërsa ai theksoi se ka ardhur koha që PSD të jetë pjesë e qeverisë.
Grida përgënjështron gazetat; ose saktëson veten
Gazetarët kishin shkëputur nga një intervistë televizive e para ca ditëve dhënë nga Grida Duma një frazë, nga e cila, gjithnjë sipas gazetarëve, rezultonte se ajo ishte e gatshme dhe e zellshme për të konkuruar për postin e nënkryetarit të PD-së. Sot ajo ka dhënë një intervistë tjetër në News 24, por jo për ta përforcuar angazhimin apo planin e saj. Përkundrazi, për ta përgënjeshtruar. „Jam keqkuptuar“, tha ajo në thelb gjatë kësaj interviste të organizuar posacërisht për të bërë këtë gjë.
Braho u përgjigjet akuzës së PD-së në Ora News: Berisha ka bërë një komplot financiar
Deputeti Spartak Braho ka dhënë një intervistë për Oraneës-in, dhe biseda, siç merret me mend, është vërtitur rreth çështjes së videos së marrë nga IT-ja e Drejtorisë së Tatimeve, mbi bazën e së cilës PD-ja ka ngritur një akuzë. Përgjigja e Spartak Brahos është e natyrës sfiduese.
Dokle i kujton Berishës një nga normat zakonore të malësisë, kur burrit i thonë: "Boll, tani nuk je më për Odën e Burrave!"
Namik Dokle, ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, duke marrë shkas nga deklaratat e fundit e Sali Berishës, shpreh mendimin se ish-kryeministri nuk ka asnjë mik të sinqertë t’i thotë se nuk është më për parlament.Dokle i kujton Berishës një nga normat e zakoneve të malësive të Veriut, që, kur burri nuk është në gjendje për mejdan, dalin miqtë e tij dhe i thonë, se nuk është më për odë. U kujtova për dy burra të mençur, dy miq; njëri nga Dragobia e tjetri nga Gria e Tropojës, vazhdon Dokle afnekdotën.
Indeksi Bertelsmann: Bota këtë vit do të jetë me më pak drejtësi dhe më pak demokratike se vitin që kaloi
Sipas raportit të përpiluar nga Indeksi ‘Bertelsmann’, i cili shtrin studimin e ekspertëve të saj në 129 vende në zhvillim dhe në tranzicion në bazë të pyetjeve të standardizuara, bota nuk është më demokratike se sa në vitin 2012, megjithë pritshmëritë e ushqyera nga e ashtuquajtura “Pranvera Arabe” apo protestat në vende të tjera me regjime autoritare. “Sipas Fondacionit Bertelsmann, revoltat në mbarë botën nuk do të reshtin as në vitet e ardhshme.
Xhelal Mziu, gati padia tjetër nga ministri Veliaj për abuzime me listat e përfituesve të ndihmës ekonomike
Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, është thirrur gjatë ditës së sotme në Prokurorinë e Tiranës, për të dhënë shpjegime për akuzat që rëndojnë mbi të. Por ka refuzuar që të japë shpjegime. Ai ka thënë përpara prokurorëve se shpjegimet do t’i japë vetëm në gjykatë.
Energjetika, “Superfuqia” mbetet te tre gjigantët; HEC-et e vegjël, as 1/10 e energjisë
Deklaratën e ish-Kryeministrit Berisha “Shqipëria, superfuqi energjetike në rajon” dhe nisja e ndërtimit të 300 HEC-ve , po e zhvleftësojnë faktet konkrete. Gazeta Shqiptarja.com shkruan sot se hidrocentralet e ngritura përpara viteve 1990, do të vazhdojnë që të furnizojnë konsumatorët shqiptarë edhe gjatë shekullit të ri.
Veç në SHISH, mbi 1200 ish-shikas janë ende në poste drejtuese në sektorë të tjerë të administratës së lartë shtetërore
Duke marrë shkasë nga skandali i publikuar para disa ditësh, që në administratën e SHISH, kreu i këtij shërbimi Visho Ajazi Lika, ka rikthyer dhe graduar në poste drejtuese në SHISH, ish-shikas të viteve 1992-1997, gazeta DITA, me autor Përparim Halilin, i bën një analizë më të thelluar këtij problemi, duke nxjerrë shifra dhe fakte të tjera se si Sali Berisha, pas marrjes së pushtetit më 2005 e mbushi administratën me shik-as. “Të larguar jashtë vendit nga frika e krimeve të kryera, ish-krerët e SHIK dhe “jeniçerët” e tyre u njoftuan dhe u rekrutuan përsëri prej Sali Berishës, në pushtetin
Vdes i fundit i atentateve me tritol, biznesmeni Xhemal Çela. Në katër muaj, 22 atentate të tillë
Në katër muaj, 22 atentate me eksploziv, atentati i fundit ndaj biznesmenit Xhemal Çela në Durrës, i cili për fatin e tij të keq, pas 24 orësh në koma, u nda sot nga jeta. Në redaksionalen e gazetës DITA ka një përpjekje për të shpjeguar se kush fshihet pas sulmeve të tilla dhe kush janë vënë në objektiv të këtyre sulmeve.Goditjet dhe mesazhet me tritol kanë kapur nivelet politike, por nga ana tjetër po shoqërohen dhe me solidaritet politik nga Partia Demokratike. Duket sikur vala e terrorit ka tashmë dhe aleatët e saj në rangje politike.
