Indeksi Bertelsmann: Bota këtë vit do të jetë me më pak drejtësi dhe më pak demokratike se vitin që kaloi

Sipas raportit të përpiluar nga Indeksi ‘Bertelsmann’, i cili shtrin studimin e ekspertëve të saj në 129 vende në zhvillim dhe në tranzicion në bazë të pyetjeve të standardizuara, bota nuk është më demokratike se sa në vitin 2012, megjithë pritshmëritë e ushqyera nga e ashtuquajtura “Pranvera Arabe” apo protestat në vende të tjera me regjime autoritare. “Sipas Fondacionit Bertelsmann, revoltat në mbarë botën nuk do të reshtin as në vitet e ardhshme. Përkundrazi, sepse edhe qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike kufizojnë të drejtat e qytetarëve të tyre, censurojnë median, apo përjashtojnë pakicat. Në shumë vende gjendja ekonomike është me të vërtetë më e mirë se para dy vjetësh, por nga fitimet përfitojnë vetëm pak shtresa të klasës së mesme në qytete”, shkruan “Deutsche Welle” që është bashkëpunëtore e fondacionit në ndërtimin e Indeksit.
Sipas indeksit numri i protestave do të jetë më i madh dhe mes tyre edhe ato që do kërkojnë përmbysje qeverish për të sjellë një pushtet më autoritar. “Edhe në të ardhmen mund të pritet një farë presioni nga poshtë”, thotë Hauke Hartmann, ekspert i të drejtave të njeriut në Fondacionin Bertelsmann për DW.
Për Shqipërinë nuk shënohen trazira edhe pse vendi del me shumë probleme dhe me konfliktualitet të lartë. 21 Janari, gjykimi i tij, zgjedhjet lokale dhe disa ngjarje të tjera shihen nga Indeksi si pika kyç të përkeqësimit të situatës politike, ndërsa theksohet se 2012 ishte edhe viti më i keq ekonomikisht i vendit në dekadën e fundit.
Zh.
Add new comment