Vdes i fundit i atentateve me tritol, biznesmeni Xhemal Çela. Në katër muaj, 22 atentate të tillë

Në katër muaj, 22 atentate me eksploziv, atentati i fundit ndaj biznesmenit Xhemal Çela në Durrës, i cili për fatin e tij të keq, pas 24 orësh në koma, u nda sot nga jeta. Në redaksionalen e gazetës DITA ka një përpjekje për të shpjeguar se kush fshihet pas sulmeve të tilla dhe kush janë vënë në objektiv të këtyre sulmeve.Goditjet dhe mesazhet me tritol kanë kapur nivelet politike, por nga ana tjetër po shoqërohen dhe me solidaritet politik nga Partia Demokratike. Duket sikur vala e terrorit ka tashmë dhe aleatët e saj në rangje politike. E gjithë kjo klimë mund të jetë çdo gjë, përveçse klima e një shteti normal dhe shteti të së drejtës. Policia, prokuroria dhe sidomos Shërbimi Inteligjent, kanë për detyrë themelore, kushtetuese të analizojnë ngjarjet dhe të shquajnë qartë kush dhe pse po jep mesazhe me tritol në rangje politike dhe jo vetëm, shkruan DITA.
Zh.
Comments
Goditjet dhe mesazhet me

Goditjet dhe mesazhet me tritol kanë kapur nivelet politike, por nga ana tjetër po shoqërohen dhe me solidaritet politik nga Partia Demokratike

Qe te arrish ne te tilla konsiderata duhet te jesh kryekeput i njeanshem. Harruat se si çirreshin Tahiri, Balla, Braçe per raste te ngjashme duke sulmuar partine ne fuqi?

Eshte mese normale qe opozita te reagoje pas ketyre ngjarjeve te renda kriminale dhe eshte detyra e qeverise qe te punoje per zbardhjen e krimeve duke mos humbur kohe ne retorika boshe. Hamendesimet si keto te gazetes Dita sherbejne vetem per te hedhur benzine mbi zjarr. Le te hetohet e pasi te jene nxjerre rezultatet te shkruhet, perndryshe secili eshte i lire te jape versionin qe i pelqen me shume duke e ngjyrosur: pak politikisht, pak artistikisht, pak personalisht.

Add new comment