Veç në SHISH, mbi 1200 ish-shikas janë ende në poste drejtuese në sektorë të tjerë të administratës së lartë shtetërore

Postuar në 24 Janar, 2014 10:08

Duke marrë shkasë nga skandali i publikuar para disa ditësh, që në administratën e SHISH, kreu i këtij shërbimi Visho Ajazi Lika, ka rikthyer dhe graduar në poste drejtuese në SHISH, ish-shikas të viteve 1992-1997, gazeta DITA, me autor Përparim Halilin, i bën një analizë më të thelluar këtij problemi, duke nxjerrë shifra dhe fakte të tjera se si Sali Berisha, pas marrjes së pushtetit më 2005 e mbushi administratën me shik-as. “Të larguar jashtë vendit nga frika e krimeve të kryera, ish-krerët e SHIK dhe “jeniçerët” e tyre u njoftuan dhe u rekrutuan përsëri prej Sali Berishës, në pushtetin e “duarve të pastra”, i cili në 23 qershor 2013 u mbyll “me duar të zeza” prej vrasjeve, trafiqeve, krimeve e korrupsionit. Të pajisur me nga një copë “letër pafajësie” prej gjyqtarëve të “plepave”, pra me “sigurinë e paprekshmërisë” prej ligjit për krimet e kryera, ata u graduan sërish, Por, këtë herë jo në ish-zyrat e tyre në SHISH, por në kupolën e pushtetit “Berisha”, madje në ato sektorë e shërbime ku vlonin financat dhe pasuritë e korrupsionit, trafiqeve e krimit, thuhet në shkrim.Sipas gazetës DITA, sot në administratën shtetërore punojnë mbi 1200 shik-as: 610 ish-shikas, ndërmet tyre 156 shefa shërbimesh punojnë në polici; 140 ish-shikas, 57 drejtues të lartë punojnë në ushtri; në Hipotekë 110 ish-shikas, 30 drejtues; në diplomaci 240 ish-shikas, 54 diplomatë e shefa shërbimesh; në dogana 190 ish-shikas, 117 drejtues; janë 11 ish-shikas në Ministrinë Arsimit; janë 92 ish-shikas drejtorë drejtorie në qendër e prefektura etj.

I plotë shkrimi në linkun: http://gazetadita.al/mbi-1200-ish-shik-as-ende-qeverisin/

Zh.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Nuk ka justifikim me te mire per t'i futur nje buldozer te mire administrates, forca Edvino jepi perpara, grije me Rilindje......deri sa te vijne zgjedhjet e tjera, se pastaj buldozerin e marrin ata te tjeret.....e keshtu me rradhe....

Submitted by Arber (not verified) on

No Comment!

Shkrimi te le pa goje; aq sa i frkshem, aq edhe kembane alarmi per ne si shoqeri nese duhet te ndertojme nje shtet demokratik dhe te sigurte per te gjithe qytetaret.

Urime autorit te shkrimit.

Qeveria e re ka shume per te bere, dhe po nuk i beri shpejt, nuk ka me shanse te beje ato qe ka premtuar, dhe ky vend do te qendroje perjete ne llumin ku e ka futur i pafytyri Sali B... Te bertiturat e Saliut per administraten, jane pikerisht per te mbrojtur keta lloj shushunjash qe po e rrenojne perdite kete vend te varfer.

Arber - Canada

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.