Dokle i kujton Berishës një nga normat zakonore të malësisë, kur burrit i thonë: "Boll, tani nuk je më për Odën e Burrave!"

Namik Dokle, ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, duke marrë shkas nga deklaratat e fundit e Sali Berishës, shpreh mendimin se ish-kryeministri nuk ka asnjë mik të sinqertë t’i thotë se nuk është më për parlament.Dokle i kujton Berishës një nga normat e zakoneve të malësive të Veriut, që, kur burri nuk është në gjendje për mejdan, dalin miqtë e tij dhe i thonë, se nuk është më për odë. U kujtova për dy burra të mençur, dy miq; njëri nga Dragobia e tjetri nga Gria e Tropojës, vazhdon Dokle afnekdotën. "Dëgjo, or mik, i thanë njëri-tjetrit, kur ta shikosh që po më lë mendja dhe nuk jam më për në ODËN E BURRAVE, më thuaj e mos më lë të turpërohem." Ashtu edhe bënë dhe sot e për gjithë ditët kujtohen me respekt në gjithë MALËSINË E GJAKOVËS. Sali Berishës nuk i paska mbetur asnjë mik i sinqertë që t'i thotë: "Boll, tani nuk je më për Odën e Burrave!", shprehet Dokle.
Zh.
Comments
e kur paska qene me perpara

e kur paska qene me perpara per ode burrash kjo funderrine njerzore dhe pjelle e shemtuar e Dushan Mugoshes?

Bukur fare.... ! Kjo vlen

Bukur fare.... ! Kjo vlen edhe per te tjere , p.sh. D.Agolli, qe nuk ka se c`te percjell me per publikun !

Zoti Dokle,e dime shume mire

Zoti Dokle,e dime shume mire diferencen tuaj me zotin Berisha.Xhelozia ju ka shty te kerkoni ne historite burrerore te malesoreve dhe ju po spekuloni me gjoja njohjen e tyre.Berisha flet ne kuvend,si ne mejdan,por meqenese ai ju ka mbeshtetur me shpatulla per muri,natyrisht ka shkelur rregullat e mejdanit tuaj.Ne fakt jeni ju te PS qe kerkoni te ktheni mejdanin e burrave ,ne nje kuvend ku flasin kukullat e Rames,sipas porosive te Rames dhe vetem me lejen e Rames.Mohoni gjithcka te bere nga burrat,qe nuk mi keni per zemer,erresoni cdo gje qe flet qarte qe nuk e desheroni,dhe me e keqja duke mos ditur se cdo te beni,po mohoni edhe ato mbrekullira qe keni premtuar ne fushate,pra thjesht buracake,genjeshtare dhe te pafytyre.kete te fundit e theksoj se edhe kru ju dalin genjeshtrat ne shesh,si puna e armeve,lumit Radika,apo edhe dosja qew ministri jashtem ka dorezuar ne Bruksel,nuk keni burrerine ti dilni zot genjeshtrav tuaja,se nuk presim ti pranoni ato.Shikoni vetem paraqitjen qe bene ne TV,ministrat tuaj (u treguan vertete legena) me ministrat shqiptare te Maqedonise.Tani me thoni zoti Dokle,por me sinqeritet,kush duhet keshilluar te mos hyje ne Oden e Burrave?

Ti Dokle, ke mbetur dhe je

Ti Dokle, ke mbetur dhe je akoma malesor apo me sakte "malok". Ndersa Zooti Sali Berisha ka perqafuar qytetarine me te cilizuar Europiane qe ne kohen kur ishte student i shkelqyer dhe qe me von mori dhe tirullin doktor ne mjekesi.

Ti Dokle, hajde ver ndonje pjese te re ne teatrin e Korces, por kete rradhe beje me hoxhallare se me prifterinjte mbarove si mos me keq!

Add new comment