Arkiv-Lajme
10-50 mijë euro për vrasjet. Zbardhen disa detaje shtesë për “bërthamën e tritolit” dhe ekzekutorin Sinanaj
Maqedonia dhe Bosnje-Hercegovina, zbulimi amerikan paralajmëron për tensione etnike
Drejtori i Zbulimit Kombëtar amerikan James Clapper, ka përfshirë edhe Ballkanin si një nga zonat më problematike. Duke folur në një seancë dëgjimore në Komisionin e Posaçëm për sigurinë ka nënvizuar se ndasitë etnike në Bosnje dhe Maqedoni mund të aktualizohen si tensione të vërteta. Sipas tij, qeveria maqedonase vazhdon të stimulojë programe me sens nacionalist të cilat priren nga etnocentrizmi i maqedonasve në kurriz të etnive të tjera.
Zonë e lirë në Parlament. Insinuata për takime me serbë, krushqi dhe patriotë dylekësh
Protestë e veçantë e studentëve në Universitetin e Prishtinës
Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë gjetur një mënyrë origjinale për të protestuar kundër rektorit Ibrahim Gashi. Siç njofton “Koha Ditore” ata i “kanë mbyllur sytë” monumentit të Hasan Prishtinës, si shenjë e një proteste simbolike ndaj korrupsionit të pretendtuar të rektorit. Protesta ka provokuar debate në Kosovës, sikundër edhe çështja e korrupsionit në universitet.
Më shumë në: http://koha.net/?page=1,13,173475
s.z
Opozita, sulm të 'përgjithshëm' mbi Ministrinë e Brendshme
Seanca plenare e ditës së sotme është shoqëruar me debate të forta mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në një qëndrim që tanimë është konstant, Berisha ka sulmuar qeverinë për paaftësi dhe kapitullim përballë krimit. Madje sipas tij, kjo qeveri është sinonim i tritolit. “Ky është një mekanizëm i zi që është Shqipëria në kaos, Shqipëria nën thundrën e krimit, Shqipëria e vrasjeve me maska dhe trafiqe. Çfarë bëtë me ardhjen tuaj në pushtet?
Michael Schumacher “po zgjohet”?
E përditshmja francez “L’Equipe”, raporton se, shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher “po zgjohet” gradualisht” një muaj pasi mjekët e futën në koma të stimuluar pas aksidentit fatal në Alpet e Francës. Zëdhënësi i Schumacher nuk ka mohuar lajmin, por ka kërkuar që publiku të mos u kushtojë rëndësi “spekulimeve”.
Grillo godet lart. Lëvizja e komedianit tenton procedurat parlamentare kundër Napolitanos
Lëvizja e komedianit Beppe Grillo në Itali ka depozituar në Parlament një kërkesë për vënie në statusin e të akuzuarit Presidentin e Republikës Giorgio Napolitano. Bëhet fjalë për një lloj mocioni nëse mund të shprehemi kështu, qëllimi i të cilit është të lëvizë nga detyra kreun e shtetit është abuzimi me pushtetin, se ka toleruar dhe dekretuar ligje që janë me përmbajtje antikushtetuese. Kërkesa është dorëzuar në të dyja dhomat e Parlamentit. Duket se qëllimi i saj është debati, pasi siç bëhet e ditur raportet aktuale nuk e lejojnë miratimin e saj.
Franca i refuzon kthimin familjes nga Kosova
Një gjykatë franceze ka kundërshtuar apelin e familjes rome nga Kosovaës, e cila u dëbua nga Franca vitin e kaluar. Gjykata e qytetit të Besancon-it la në fuqi vendimin e dhënë në tetor që ktheu në Kosovë 15-vjeçaren Leonarda Dibrani, prindërit e saj si dhe gjashtë vëllezërit dhe matrat e saj. “E ardhja ime mori fund sot”, shprehet Leonarda, që jeton në Mitrovicë. Dëbimi i saj nga Franca shkaktoi protesta të studentëve pasi ajo u mor me forcë nga autobusi i shkollës.
Arrestimet e djeshme, “Mapo” shkruan se do të rihapet edhe dosja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi
“Mapo” shkruan sot se arrestimi i grupit kriminal që qëndron pas disa atentateve me eksploziv mund të çojë në hapjen e dosjes për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. “Burime nga grupi hetimor i thanë mbrëmë MAPO-s se po kryejnë hetime të reja për vrasjen e Skerdilajd Konomit, pas arrestimit të njeriut-bombë dhe të një grupi njerëzish nga Vlora, që akuzohen për akte terroriste. Edhe pse për këtë ngjarje të bujshme hetuesit nuk kanë siguruar asnjë dëshmi, mekanizmi i përdorur i shtyn drejt dyshimit se pas kësaj ngjarjeje mund të fshihet Julian Sinanaj”, shkruan “Mapo”.
Shitja e pasaportës "alla shqiptarçe”, Malta tërhiqet pas presionit të BE-së
Malta është tërhequr përballë presionit të BE-së lidhur me skemën e pajisjes me pasaportë të qytetarëve të huaj. Rregullat e reja kërkojnë që aplikanti të ketë jetuar të paktën një vit në Maltë. Gjithashtu aplikuesi duhet të ketë investuar të paktën 1.15 milionë euro në këtë vend në për të marrë pasaportën malteze. Deputetë të parlamentit evropianë patën shprehur shqetësim lidhur me skemën e mëparshme, ku gjithkush mund të merrte lehtësisht një pasaportë të Maltës.
