Shitja e pasaportës "alla shqiptarçe”, Malta tërhiqet pas presionit të BE-së

Postuar në 30 Janar, 2014 04:55

 Malta është tërhequr përballë presionit të BE-së lidhur me skemën e pajisjes me pasaportë të qytetarëve të huaj. Rregullat e reja kërkojnë që aplikanti të ketë jetuar të paktën një vit në Maltë. Gjithashtu aplikuesi duhet të ketë investuar të paktën 1.15 milionë euro në këtë vend në  për të marrë pasaportën malteze. Deputetë të parlamentit evropianë patën shprehur shqetësim lidhur me skemën e mëparshme, ku gjithkush mund të merrte lehtësisht një pasaportë të Maltës. Rregullat e mëparshme nuk kërkonin rezidencë nga njerëz të pasur që donin të bëheshin qytetarë të BE-së. Vendi i vogël i BE-së është pjesë e zonës Schengen, ku qytetarët mund të udhëtojnë pa u ushtruar kontrollin e pasaportës. BE, gjithashtu e ka bërë më të lehtë zhvendosjen e qytetarëve nga një shtet në tjetrin. Edhe Shqipëria (qeveria e kaluar) kishte në plan të miratonte një skemë të tillë. Ish-kryeministri Berisha pati propozuar që t’u jepet pasaportë shqiptare atyre që investojnë 100 mijë euro në vendin tonë.

 

 

S.S

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

<p>&quot;.. Gjithashtu kushdo që ka një pasaportë të një vendi të BE-së mund të ndryshojë shtetësi brenda BE-së lehtësisht..&quot; - Kjo nuk eshte aspak e vertete. Madje nuk ka asnje praktike ne vendet e BE-se qe te te jape shtetesi vetem se je shtetas i nje vendi tjeter te BE-se. &nbsp;</p>

Submitted by Endri UK (not verified) on

<p>Sh i sakte, duket qe perkthyesi paska mbarua me mik ;)</p>

Submitted by S.S (not verified) on

<p>Shume i drejte konstatimi juaj. Lapsus nga ana ime. Ndjese!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.