Franca i refuzon kthimin familjes nga Kosova

Postuar në 30 Janar, 2014 05:26

Një gjykatë franceze ka kundërshtuar apelin e familjes rome nga Kosovaës, e cila u dëbua nga Franca vitin e kaluar. Gjykata e qytetit të Besancon-it la në fuqi vendimin e dhënë në tetor që ktheu në Kosovë 15-vjeçaren Leonarda Dibrani, prindërit e saj si dhe gjashtë vëllezërit dhe matrat e saj. “E ardhja ime mori fund sot”, shprehet Leonarda, që jeton në Mitrovicë. Dëbimi i saj nga Franca shkaktoi protesta të studentëve pasi ajo u mor me forcë nga autobusi i shkollës. Pas kësaj, presidenti i Francës Francois Hollande i ofroi Leonardas një kompromis – të kthehej në Francë, por pa familjen e saj. Ajo refuzoi. Kritikët kanë akuzuar administratën e Hollande për vijimin e linjës së fortë ndaj romëve që la trashëgim paraardhësi i tij, Nocolas Sarkozy. Rreth 20 000 romë janë vendosur në Francë, shumica e të cilëve vijnë nga Rumania, Bullgaria dhe pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë. 

 

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.