Arrestimet e djeshme, “Mapo” shkruan se do të rihapet edhe dosja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi

Postuar në 30 Janar, 2014 04:59

“Mapo” shkruan sot se arrestimi i grupit kriminal që qëndron pas disa atentateve me eksploziv mund të çojë në hapjen e dosjes për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. “Burime nga grupi hetimor i thanë mbrëmë MAPO-s se po kryejnë hetime të reja për vrasjen e Skerdilajd Konomit, pas arrestimit të njeriut-bombë dhe të një grupi njerëzish nga Vlora, që akuzohen për akte terroriste. Edhe pse për këtë ngjarje të bujshme hetuesit nuk kanë siguruar asnjë dëshmi, mekanizmi i përdorur i shtyn drejt dyshimit se pas kësaj ngjarjeje mund të fshihet Julian Sinanaj”, shkruan “Mapo”. Në shkrim shtohet se arsye për të dyshuar për Julian Sinanajn edhe lidhur me këtë ngjarje janë ngjashmëria e bombës, materialet, pra si të thuash të dhënat kriminalistike. Një informacion gjithsesi i pakonifrmuar ky edhe në deklaratën e djeshme të Drejtorit të Policisë së Tiranës, i cili lexoi para mediave një sërë veprash të cilat i faturohen këtij grupi. Duhet thënë se vrasja e gjyqtarit Konomi, u mbulua me një lloj heshtjeje nga politika shqiptare dhe institucionet kryesore.  

Më shumë në: http://mapo.al/2014/01/30/vrasesi-eksploziv-rihapet-dosja-e-gjyqtarit-konomi/

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.